Ka zgjedhur pikërisht ditën e parë të Fitër Bajramit, per të qënë i pranishem në qytetin e Koplikut, ambasadori i Italisë në vëndin tonë. z.Alberto Cutillo. Kjo vizitë e planfikuar per të inaguruar punimet në shkollen e mesme “Sherif Hoxha “ të qytetit të Koplikut, ka vijuar fillimisht, duke ndjekur një valle të kënduar Tropoje, nga nënësit e kësaj shkolle.
Ku ambasadori dhe autoritet vëndore që e shoqëronin i kane duarokitur nxënesit për interpertimin e valles. Nderkohë që më pas ka pershëndetur drejtoresha e Shkolles Lindita Laçaj, e cila në fjalen e saj ka falenderuar qeverinë Italiane për mbeshtetjen financiare të dhënë për rikonstruksionin e kësaj shkolle.
Më tej edhe kreu i Bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj në fjalën e tij është ndalur tek ky bashkfinancim i qeverisë Italiane dhe Bashkisë per të kthyer këtë shkollë në parametrat europian. Vizita në ambjentet e brëndëshmë të shkolles e ambasadorit Cutillo dhe e autoriteteve vëndore ka bërë që te ndalën edhe në mjediset komode të biblotekes, ku ambasadori është interesuar per sasinë e titujve të librave nga autor Italian, nderkohë që kreu i Bashkisë M.Madhe z.Tonin Marinaj ka shfaqur interesimin për sasinë e librave të autorëve vendas. Gjatë qëndrimit në qytetin e Koplikut ambasadori Italian Cutillo në një intervistë të dhënë enkas për Tv Kopliku, është shprehur se për momentin kemi tre festa. Sot dy festa së bashku Fiter Bajramin dhe inagurimin e Shkollës, ndersa një ditë më parë është festuar festa e Italisë . Nderkaq i pyetur se a shpreson te kemi nje festë të katert, këto dite nga politika. Ambasadori Cutillo ështe shprehur… Deshirojmë dhe shpresojme.