AMBASADORI GJERMAN NË MAL TË ZI DR.RFOBERT VEBER, ËSHTË PRITUR NGA UDHEHEQËSIA E TUZIT

0

Kryetari i komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj, nëkryetari i komunës, z.Ivan Ivanaj dhe kryetari i kuvendit, z.Fadil Kajoshaj, kanë pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Mal të Zi, Shkelqësine e Tij dr.Robert Veber. Fillimisht kryetari Gjeloshaj njoftoi Ambasadorin për punën dhe funksionimin e Komunës së Tuzit si dhe për projektet të cilat janë në plan të realizohen. Gjeloshaj gjithashtu theksoi edhe marrëdhëniet e mira me Gjermaninë si përkrahëse e Malit të Zi dhe shteteve te rajonit drejt aderimit në Bashkimin Europian. Ambasadori Veber, u shpreh i kënaqur për këtë vizitë dhe përgëzoi udhëheqësinë e komunës për angazhimin dhe punën e arritur deri më tani. Gjithashtu gjatë këtij takimi, u shpreh edhe gatishmëria e të dy palëve për bashkëpunim, duke theksuar se marrëdhëniet me Ambasaden Gjermane janë shume të mira dhe miqësore. Udhëheqësia e komunës së Tuzit falenderuan Ambasadorin gjerman për vizitën dhe interesimin e treguar në të gjitha sfidat qe ka Komuna më e re në Mal të Zi , Tuzi, duke shpresuar se në të ardhmën bashkpunimi do të rritet gjithënjë e më teper ne dobi të dy palëveë, shkruan kështu ndër të tjera Malesia.org në qytetin e Tuzit në Mal të zi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.