Me qellimin e mirë të shtrirjes në të 61 Bashkit e vendit, të federates universal të Paqes, drejtuesit e saj në kryeqytet , kanë mberritur paradreken e dites së marte në qytetin e Koplikut. Në ketë takim janë ofruar ntelektual të mirënjohur nga M.Madhe, por edhe familjar të mirë, të gjithë në menyren dhe mundësit e tyre kontribues të vlefshem per paqen. Ka qënë fillimisht intelktualja Lumi Valbona ajo që ka drejtuar dhe moderuar këtë takim, ndaj kjo në fjalen e saj ka vlersuar rolin e secilit prej të pranishmeve ne rrugetimin drejtë paqes njerzore. Drejtuesi i kesaj federate per Shqiperinë Gaqo Apostoli mesazhin e tij veçmas fjalve të ngrohrta e ka percjellë edhe me këngë. Po kështu edhe ambasadoret e rinj të paqes në qytetin e Koplikut Poeti Dak Keqaj, Lahutari Jonus Delaj, mësuesi Shpetim Mehmeti, apo Ajet Neziri e të tjerë treguan se intelektualet e mbeshtesin këte mission fisnik. Në fund këshilli i kesaj federate universaleë të paqes ka zgjedhur organet drejtuese me kryetare aktivisten e njohur Nafije Duka.