Aleanca e Grave dhe Vajzave Keshilltare te Bashkise M. Madhe ftojne gratë dhe vajzat të behën pjesë e konsultimeve publike dhe degjesave që organizon Bashkia M.Madhe për të mundësuar së bashku sherbim më të mire për gratë dhe vajzat dhe të gjithë komunitetin. Kështu është shprehur Atrida Ferketi në ëmër të Aleancës së Grave në Bashkinë M.Madhe nderkohë që duhet theksuar fakti se zëri i grave këshilltare këto vitet e fundit nuk ka qënë në nivelin e dëshëruar.Prej disa vitësh në qarkun e Shkodrës është vënë në lëvizje Aleanca e Grave dhe Vajzave Këshilltare Bashkie. Ndaj thuajse në çdo mbledhje këshilli të Bashkisë M.Madhe ndodhet prezënte drejtuesja e kësaj Aleance të Grave dhe Vajzave znj. Atrida Ferketi.Në realitet gjatë mbledhjes së një dite më parë të Këshillit të Bashkisë M.Madhe ndonse pjesmarrja e antareve të Këshillit Bashkiak ishte në nivelin e kënaqëshëm , u verëjt fakti ; Në të gjitha pikat e rëndit të ditës, ndonse konkretisht nuk kishte ndonjë problematikë të drejtëperdrejtë në dobi të grave, antarët e këshillit jo vëtëm qe nuk e moren fjalen për të diskutuar, peërjashto ndonjë nderhyrje të vogël për të futur në listat e përfituesve me 6 përquindëshin ndonjë “hallxhi” të njohur prej tyre. Kaq dhe vetem miratimi i të gjitha pikave të rëndit të ditës ashtu siç i kishte sjelle administrate e Bashkisë.Ndaj në fjalën e saj drejtuesja e Aleancës së Grave dhe Vajzave Atrida Ferketi është shprehur se kërkohet të degjohet më shumë zëri I grave dhe vajza ve në Këshillin e Bashkisë , në mbrojtje të interesave të të gjithë komunitetit të grave.