Alban Xhaferri: Kam respekt për Edi Martinin por…

0

Shumë i lumtur është shfaqur sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi pas fitores së shkodranëve ndaj Tiranës në klasiken e futbollit shqiptar. Në intervistën e dhënë për mediat pas ndeshjes, Xhaferi është shprehur se ishte një fitore e bukur, pasi erdhi në fund, ndryshe nga herët e kaluara kur Vllaznia e pësonte në fund. Më tej ai flet edhe për objektivat e skuadrës.Eshtë  kjo intervistë  e dhënë  për Panorama  sport Al.

Fitorja ndaj Tiranës- Ishte ndeshje që bëri diferencën sepse normalisht këtu nis sfida e vërtetë e Vllaznisë. Kemi ndeshjen e javës tjetër me Teutën. Kështu që, deshi Zoti dhe e finalizuam me sukses. Ishte një fitore shumë e bukur për ne sepse ne jemi mësuar gjithmonë të humbim në minutën e fundit, por sot erdhi momenti të fitojmë në minutën e fundit. Kjo është një Vllazni që bind dhe lufton deri në fund për të arritur rezultatin.Surpriza- Faktikisht skuadra më priti me një surprizë, këtë dua ta ndaj me të gjithë. Ata kishin një fjalë: dhjetë, dhjetë, dhjetë! Kjo është dëshira e skuadrës, kanë dëshirë të vendosin titullin në fanellë, por unë i kam bërë objektivat që në fillim dhe me ndihmë të Zotit besoj se do e arrijmë.Premio- Premio është diçka simbolike, sot skuadra ka qenë e motivuar për të arritur aty ku duam. Të mos jemi euforikë, të ecim me objektivat e mëparshme she do i marrim ndeshje pas ndeshje. Sa i përket merkatos së janarit do e shohin trajneri e drejtori teknik dhe nëse do ketë nevojë, normale që do ndërhyjmë. Unë shpresoj që detyrimet e përcaktuara do plotësohetPrivatizimi- Te Vllaznia të gjitha pagat janë paguar dhe kjo është procedurë që e zgjidh bashkia. Privatizimi ka nevojë për vullnet të fortë politik dhe duhet të proces privatizimi që Vllaznia të ndryshojë menjëherë të nesërmen dhe të marrë një frymë të re.Teuta- Me gjithë respektin që kam për profesorin Edi Martini, Vllaznia shkon për fitore.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.