Akademik Rexhep Qosja, dhe datëlindja e harruar… në 85 vjetorin e lindjes !

0

 

Sot datëlindja e Rilindasit të fundit,akademik Rexhep Qosja.Kjo datëlindje nuk duhet harruar  nga Shqiptarët në përgjithësi, por në veçanti nga Malësoret, birë  i së cilës është  Akademik Rexhep Qosja , Qytetarë Nderi i M.Madhe.Çuditërisht  në këtë datëlindje  nuk  verejtëm asnjë  aktivitet , nga  shoqatat e Shkrimtarve apo edhe të tjera që perfaqësojne  kulturën në M.Madhe.Po kështu edhe qëndra   Kulturore, kishte harruar  këtë datlindje. Edhe të tjerë e kishin harruar… Ndaj ne po e kujtojmë  me  botimin e fjalës përshendetëse të ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati , mbajtur në ceremonin e   akordimit të  titullit. Qytetar Nderi i M.Madhe. Akademik  Rexhep Qosja.

Jam i nderuar dhe me plot emocione që më jepet mundësia të them dy fjalë për mendimtarin e lirë, gjithnjë në shërbim të vlerave dhe traditave më të mira të kombit shqiptar dhe kërkuesin e palodhur ndaj së vërtetës, Profesor Rexhep Qosja.Vepra e Profesor Rexhep Qosjes ka një shtrirje kohore prej rreth gjysmë shekulli dhe ai është padyshim një nga figurat më të ndritura shqiptare të kohës sonë. Një rilindas i mirëfilltë me fjalë e vepra, i cili me mjeshtëri dhe me përulësi ka kontribuar në pasurimin e gjuhës sonë të lashtë, në stilistikën e prozës, në studimet letrare dhe gjuhësore dhe në zhvillimet politike të trevave shqiptare.Të flasësh për krijimtarinë letrare të akademikut Rexhep Qosja i tejkalon aftësitë e mia të një amatori të letrave. E megjithatë të shijosh të bukurën nuk ka nevojë të jesh kritik arti. Vepra si “Vdekja më vjen prej syve të tillë” apo “Një dashuri dhe shtatë faje” janë vetëm dy prej monumenteve të një prej rapsodëve më të shquar shqiptarë (post-modernistë), profesor Rexhep Qosjes.Gjithnjë në kërkim të së vërtetës, edhe në kohëra kur e vërteta ishte ilegale, ai është shembulli perfekt i thënies se “pena është më e fortë se shpata”.Me mendimet e tij të mprehta dhe autokritikën e pashoqe ai ka bërë që klasa politike shqiptare në të dyja anët e kufirit të gjejë te kritika e Profesor Qosjes një lloj “guri prove” mbi drejtësinë e kursit të mendimit dhe veprimit shqiptar. Fuqia e mendimit të tij buron nga fakti se ai ka qenë kritik më i ashpër ndaj vetes se sa ndaj tjetrit edhe kur ai vetë ka qenë protagonist kryesor i ngjarjeve me peshë historike.Bir i kësaj toke legjendare, Kelmendit, që do të thotë toka e të urtëve, e të thjeshtëve dhe e të mirëve, ai merr sot një nderim që ndonëse nuk e ka shkëlqimin e çmimeve të akademive të nalta, përbën mirënjohjen që toka që e lindi, i blaton birit të saj.Titulli “Qytetar Nderi” i Malësisë së Madhe që i akordohet sot tregon se historia nderon pakicën e veçantë që shumica nuk mund ta harrojë.Profesor, jetë sa më të gjatë dhe ta gëzoni këtë titull me të afërmit dhe të dashurit Tuaj.

Ju faleminderit!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.