Ajlin. Ky është ëmri i një gruaje sot 30 vjeçare , e një gruaje sa e bukur , aq edhe madheshtore . Është e veçantë kjo grua, dhe veçantësia e saj të duket gati i pa besueshme.Ishte vetem 27 vjeçare kur kjo grua ka lindur fëmijën e saj të 7-t.Themi e pa besueshme për vet faktin, se veçmas moshes ënde të rë, ku jo pak vajza Shqiptare në moshën 3o vjeçare ënde janë beqare.Shumë vajza në këtë moshë, më së shumti u përkushtohen prioriteteve të tjera jëtësore, siç është shkollimi , dhe punësimi, pastaj ndërtimi i familjes.Ndersa kjo grua me këtë ëmër të bukur Dritë Dielli që në moshën 19 vjeçare që është martuar, ka ditur ti menaxhojë të gjitha. Shkollimin duke kryer dy fakultete nga Fierza Tropojë, në Universitetin e Shkodrës.Bashkëullëtar i dobishëm , ose e thënë ndryshe krahu I djatht i saj ka qënë Alfredi bashkëshorti.Gjatë një intervistë që bëmë me me antaren e Keshillit Bashkiak Tropoje , me drejtuesen e Hipotekes Tropojë , me aktivisten e palodhur të Aleancës për gruanë Ajlin Alfredaj mësuam:Se fati i jetës i ka dhënë plot 7 yje, 6 vajza dhe një djal, dhe me interesantja është 6 -t fëmijë janë binjak, vetëm i 7-ti është tek.Nëna tashmë 30 vjeçare Ajlin duke buzëqeshur tregon se si i rrit, si i ushqen, si veshen si… E gjitha kjo kërkon jo vetëm punë , lodhje , impenjim , por edhe një profesionalizë prej edukatorje e një kopshti familjar.Teksa e kemi pyetur nënën e 7 fëmijëve se a ka planifikime të tjera familjare për ta shtuar numërin .. me humor thot unë dëshëroj ti bëj të paktën edhe nje vlla djalit , por nuk i dihet … Ndoshta serish dy binjake, ndaj të shohim thot Ajlina.Kësisoj biseda me këtë nënë 30 vjeçare të 7 fëmijëve të krijon një sadisfaksion të radhë.Angazhimet e saja janë aq mbresëlënesë , aq model sa vertete , teksarealizonim këtë intervistë , mëndonim pse kemi kaq pak Ajlina? Për të ndryshuar ky vënd ka nevojë për gra të zoja si Ajlina. Për gra që lindin kaq shumë fëmijë, për gra që nuk ndalohën para vështersive, por edhe gra të foreta si Ajlina e cila veçmas të tjerave tashmë drejton nismen ; Denonco korrupsionin! Ja imagjinoni këtë shtepi të mbushur plot sot , e cila mbasi Ajlin do bëhët gjyshe numëri inipave dhe mbesave do jetë një lagje e tërë.