AHMET OSJA: TË JESH “QYTETAR NDERI I M.MADHE” ËSHTË PERGJEGJËSI E MADHE

0

Vertëtë ashtu siç e tha në fjalen e tij poeti dhe shkrimtari nga M.Madhe, njëherazi kryetar i shkrimtarve të qytetit bregëdetarë të durrësit
Nikolla Spathari: Profesor Ahmet Osja është nga të paktët njerëz që ka dy veti të rradha. E para: me njerzillekun dhe, natyrisht autoritetin e njeriut të fjalës së mënçme , ka bërë që deri më tani të mos gjëndet një njeri të flasin keq per të. Ku realisht tek të tjeret kjo vështirë në mos e pa mundur të ndodhin. Dhe e dyta, profesor Ahmet Osja nuk është thjesht një akademik, por edhe një nga nxitsësit e të tjerve për të punuar për shoqasërinë. I cituam këto pasazhe mendimesh dhe opinionesh për professor Ahmet Osjen , pikërisht me rastin e dorzimit të titullit: “Qytetarë Nderi” Akorduar nga këshilli i Bashkisë M.Madhe. Natyrisht një gjigand i mëndimit dhe veprimit, si shkencetari i bujqësisë, por edhe njeriu i madh i peshës së fjales, një titull i tillë nuk i bënë nder profesorit, por profesori ngre në lartësinë e meritimit vlersues edhe për të tjeret që para apo dhe pas e kanë marrë këtë titull. Ku realisht në ndonje rastë por shume arsye ose pak thellim, një titull i tillë mbase ka shkuar jo tek personalitete të këtij kalibri. Në këtë ditë feste, natyrisht në këte muaj festash te fundvitit, ky akt është vlersuar nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj si një vlersim tejet i merituar për akademik Ahmet Osja.
Ketë titull kreu i Bashkisë per tia dorzuar ia ka besuar një tjeter profesori, ish studentit të profesorit Zef Gjeta, ky i fundit u shpreh:
Zef Gjeta: Vlersoj nder për mua që më besohet nje veprim i tillë. Por është krenari kur profesorit i jepet ky titull nga Bashkia M.Madhe ndaj dhe krenaria është e madhe.
Gjatë kësaj ceremonie kanë pershendetur mjaftë nga intelektual, si NiKolla Spathari , Kadri Ujka , Gjoke Luli , Ilmi Kurti , por edhe një tjeter specialist i bujqësisë Marash Mici, ku ky i fundit tregoj dhe bujarinë e tij , I ftoj ë të gjithë në një kafe në nderim të profesorit. Nderkaq një pritje u është rezervuar të pranishmeve edhe ne zyren e kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.