Pas vakancës së krijuar në Këshillin e Qarkut me largimin e Dr. Eduard Ndrecës nga kreu i Këshillit drejt vendit të sigurt në listën e socialistëve të Lezhës për garën e 25 Prillit, ligjet e shtetit kërkojnë që brenda afateve të kryhen edhe zëvendësimet përkatëse.Ditën e sotme u zhvillua edhe mbledhja për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit të Qarkut, dhe me shumicë votash u zgjodh Z. Agron Ivani Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë.Vakancën e krijuar nga Ndreca në Këshillin e Qarkut e plotësoi Z. Hasan Muça, ndërsa Zj. Marte Simoni N/Kryetare e Këshillit të Qarkut Lezhë.Z. Agron Ivani vjen nga Këshilli i Bashkisë Kurbin i propozuar nga Partia Socialiste, ka ushtruar më herët detyrën e Zv/Kryetarit të Bashkisë, dhe Administrator i Njësisë Fushë-Kuqe si dhe N/Kryetar i Këshillit të Qarkut Lezhës.Ai është jurist, dhe ka kryer master shkencor në të Drejtën Penale. Nga sot Z. Agron Ivani është Kryetar i Qarkut.