Agron Duka:PAA, alternativë për këshillat bashkiakë! Besojuni njerëzve të punës.

0
Partia Agrare Ambientaliste hapi zyrtarisht fushatën për zgjedhjet vendore, në një takim me kryesuesit e listës së kandidatëve për këshillat bashkiakë, në të 61 bashkitë e vendit. PAA është një ndër tri forcat politike që arriti të ketë kandidatë për këshillat bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Është një sprovë e rëndësishme kjo për Partinë Agrare Ambientaliste. Edhe pse është një parti opozitare, PAA doli me kandiatët e saj për këshillat, jo për të sfiduar partitë e tjera, por për të krijuar një mundësi që ne të mbrojmë kauzat tona, veçanërisht ato mjedisore e agrare. Por edhe për një arsye tjetër: Në këshillat aktualë, fshatarët ose fermerët, ata që japin 20% të GDP-së, nuk kishin asnjë përfaqësues në këshillat bashkiakë.
Ne jemi një parti e qendrës, kemi kauzat tona të mjedisit dhe bujqësisë dhe do ti mbrojmë ato përmes përfaqësuesve tanë në këshilla. Këshilltarët tanë nuk do të jenë as mbështetës të verbër e as kundërshtarë të verbër të kryetarëve të bashkive, pavarësisht se cilës force politike do ti përkasin ata.
Këshilltarët e PAA do të jenë aty si mbrojtës të interesave të qytetarëve. Ata do të kundërshtojnë vendimet e padrejta, e do të mbeshtesin çdo projekt që u shërben interesave të qytetarëve.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Për këtë arsye, kandidatët tanë për këshillat bashkianë, janë zgjedhur të jenë së pari njerëz të ndershëm dhe përfaqësues të denjë të qytetarëve në zonat ku jetojnë.
(Meqe shumica e kryesuesve te listave jane burra, une zgjodha fotot me zonjat e nderuara qe jane ne krye te listes ne bashkite e tyre)Mund të jetë një imazh i 2 persona

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.