Në shtëpinë e Adem Canaj në fshatin Rrashkullaj të njësisë Gruemirë në Malësi të Madhe nuk ka mbetur asgjë. Zjarri bëri shkrumb e hi të gjithë banesën e familjes Canaj. Nuk mjaftoi varfëria që kishin në përditshmërinë e tyre. Ky zjarr i rënë i dëmtoi plotësisht. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por dëmi ekonomik është shumë i madh për familjen Canaj. Kryefamiljari thotë se kanë mbetur në qiell të hapur dhe me sytë drejt qiellit. Ajo që kërkon kjo familje është që dikush t’i ndihmojë sepse nuk u ka mbetur asgjëNdihma ekonomike është e vetmja e ardhur e familjes Canaj që në një situatë të tillë me shtëpinë e shkrumbuar nga zjarri është mëse e papërfillshme. Adem Canaj nuk ka asnjë ide se cili do të jetë fati i jetës së tyreDeri më tani askush nuk e ka ndihmuar familjen Canaj sa i përket shtëpisë pas kësaj fatkeqësie që iu ra duke u djegur plotësisht nga zjarri. E vetmja mënyrë për t’i ndihmuar dhe për ta bërë sado pak të lumtur këtë familje që ka vuajtur gjithë jetën nga varfëria është bashkimi i të gjithëve për t’i mundësuar një strehë të re.Gjithësesi pas kesaj hreshtje disa ditore, të strukturave bashkisë M.Madhe, më në fund është shfaqur një rreze drite në fund të tunelit. Kësilli I Bashkisë në mbledhjën on line tek pika u fundit të ndrysh me ka disjutuar edhe këtë realitet të dhimbshem. Ka qëne kryetari I këshillit Ilir halaj I cili ka treguar mbeshtetjen ndaj familjes Canaj. I gjithë ky realitet trishtues është percjell nga mdedjat locale tv Kopliku revista “Fjala” e tjerë. Ndaj dhe kanë qënë petrit gjinaj Malësor me ba nim në itali I cili ka vijuar lobimin e tij per te mundësuar mbeshtetjen financiare për këtë familje në qiell të hapur, po keshtgu edhe Kristian Mujaj po malëxsor me banim në itali ka dhëneë mbeshtetjen e tij si per shume familje te tjera.