Adem Bekteshi, aktualisht rektor i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në përfundim të mandatit të parë në krye të këtij institucioni akademik, ka shpallur kandidaturën e tij për të drejturar universitetin e Shkodrës për herë të dytë. Por cila është biografia e rektorit Adem Bekteshi dhe kontributi i tij në fushën akademike në qytetin e Shkodrës por jo vetëm.Prof. dr. Adem Bekteshi u lind në Shkodër më 03.03.1962. Është diplomuar me rezultate shumë të larta në degën e Kimisë Industriale në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës në vitin 1988.Ka filluar karrierën akademike në Institutin e Lartë Pedagogjik (sot Universiteti i Shkodrës) po në vitin 1988, pranë Departamentit të Kimisë.Që nga viti 1993 e në vazhdim ka kryer një sërë kualifikimesh në fushën e kimisë, ekologjisë dhe mësimdhënies në universitete dhe institute kërkimore shumë të njohura si: Universitetin e Bolonjës dhe Barit (Itali), Ëest London University (Angli) e shumë të tjerë. Prof. dr. Adem Bekteshi ka një përvojë të gjatë akademike.Prej më shumë se 30 vjetësh ka spikatur për një mësimdhënie cilësore sidomos në lëndën e kimisë. Ai ka kontribut të vyer në konsolidimin dhe modernizimin e përmbajtjes dhe praktikave të kimisë, veçanërisht të kimisë së përgjithshme, kimisë analitike dhe asaj ujore. Njihet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si autor i disa programeve mësimore, veçanërisht i teksteve teorike, ushtrimeve dhe praktikave laboratorike.Ka qenë udhëheqës shkencor i shumë doktoraturave. Kontributi i tij në veçanërisht për Buletinin Shkencor të USH-së Seria e Shkencave të Natyrës është i lidhur me të gjithë veprimtarinë e tij kërkimore-shkencore.Në cilësinë e rektorit të USH-së ka qenë edhe drejtor i Buletinit shkencor për të gjitha seritë e tjera të botuara nga fakultetet e USH-së. Cilësitë e tij drejtuese kanë spikatur edhe gjatë mandatit të parë si rektor i Universitetit. Është shquar për organizimin e punës në senat, grupe pune, konferenca etj, duke shprehur vizionin e tij për zhvillimet strategjike të Universitetit, për konsolidimin e institucioneve dhe përparimin e tyre.I palodhur në promovimin dhe zhvillimin e fakultetit dhe universitetit, përsa i përket rritjes cilësore të mësimdhënies, kualifikimit të stafit e veçanërisht atij të ri, ngritjes së laboratorëve dhe pajisjes së tyre me mjete dhe aparatura moderne.Prof. dr. Adem Bekteshi vjen në këtë fushatë zgjedhore me një vizion të qartë përsa i përket përparimit dhe sfidave me të cilat do të ndeshet Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.