…A E NJEF  RAMIZ LIKEN , KA SHKRUAR TAIFUND  NË BRIGJET TONA  MË MIRË SE ISMAILI YNË  DIMRIN E VETMISË SË MADHE ?!

0

Të  gjithë  ne që  e kemi njohur shkrimtarin Ramiz Lika, tani pas ikjes  së tij në b otën tjeter, ndjejmë  një boshllek, kemi një këshillë  më pakë, këmi një pëndë, boja e së cilsës u mbarua.Dhe të gjithë në, ashtu siç  është   kthyer në traditë, kur  jemi në tavolina më njëri –tjetrin, dhe fjala bije për profsor Ramizin,

vihemi në garë , për të treguar detaje njohje, dhe  opinione, të një jetë të tërë.Natyrisht unë autori I këtyre  rradhëve, jo se  nuk kam për të treguar, por po tregohem I kursyer, duke u ndalur  vëtëm në një kujtesë  të vitëve para ’90-es.Rastësia e një gjysëm pune    përsonale  , dhe profesioni  si gazetar, dhe më se shumti si  një arsye  familjare, aso kohe i kerkova  një “nder” mikut tim   dhe të të gjithë rinisë , veçanarisht Shkodrane  Lisin Bashkurtit, të shkoja në Gjirokastër , si  gazetar I “Zerit të Rinisë”. Shkova.Gjatë ditëve të qendrimit  në atë  qytët, në të cilin shkoja për herë të parë, kujtesat e bukura, s’u harruan lehtë.

Në një nga fshatrat e Dropullit, Goranxi quhej  ishtë një fermë e rritjes dhe përpunimit te prodhimeve blegtorale.Natyrisht gjatë   bisedave aso kohe me të rinjt , të moshuarit ,me intelektual, si kudo në  çdo qytet  kryetem e bisedës , ishte arti   dhe letërsia.S’më harrohet kurr, bashkbiseduesit pyetjen e parë  më  benin  nga je? Dhe kur iu  jepja këtë pergjigje: Nga Kopliku. Pra je shkodran më thonin; Un e miratoja me një tundje koke.Dhe pyetja  tjetër që më ka mbetur gjithë jetën në mendje është:  A  e njeh këtë shkrimtarin Ramiz Lika? Serish një Po nga unë merrnin. – I lumt ka shkruar një  roman   më të “mirë “  se Ismali ynë. E kishin fjalën për romanin   Taifund në Brigjet Tona.Dhe personi tjetër  qe më pyeten ishte: Po Sali Manin e njeh  nga afer? Natyrisht edhe  në këtë rast  një Po  të madhe    merrnin nga unë. Aso kohe artisti  I merituar Sali Mani  kishte rrembyer zëmrat e cdo  shqiptari verior apo jugor.Dhe realisht personi I tretë  që  me pyeten ishte  dramaturgu Fadil Kraja, I njohur ato vite me dramat e tij gjigande që transmetoheshin   në Tv shqiptar, si Gjaku I Arbërit e  tjera.Përsëri për mua ishte emocion, por edhe krenari , edhe një “pasaportë” identiteti, sepse iasha  miku i tyre.Kur u ktheva  ne Shkodër  profesor Ramizi  me pyeti si e kalove, dhe si e perjetova  këtë udhëtim. I tregova  gjithçka nga mbresat e mija, edhe për faktin se  qellimin për të cilin kisha shkuar  me eci puna mire, por edhe  më Intersante I thash, dhe I tregova  faktin se me kishin pyetur me interes si përe   të ashtu edhe për dy kolloset e tjere, dhe unë me naivitetin e moshes shtova; e çuditshme , askush nuk më pyeti, për sekretarin e parë të rrethit , vetëm per Ju!Mëndimtari , dhe guximtari , por dhe shpirtnjeriu si Ramiz Lika, me tha: E fortë, por mos ia thuaj  askujt tjetër  veç mikut tënd  dhe  timit Lisenit. Në fakt e zbatova këshillin e tij. Dhe Liseni ish sekretari I Parë  I Rinisë Shqiptare, aso kohe, ashtu siç dinte Ai me diplomacin e një   njeriu të mënçur  më tha:Po , po  edhe për sekretarin e parë , edhe për kryetarin e komitetit të kanë pyetur, dhe miqësisht më vuri dorën mbi kokë. Kjo ishte  natyrisht  një këshillë e vlefshmë për kohën.Ndersa kur folëm për  të tre  figurat e sipër cituara, natyrisht të tre këta , dhe në mës tyrë  Ramiz Lika qendronte si një  Stuhi. Ashtu si romanët e tij , Stuhia,  Taifund  në brigjet tona, Dallgët , e deri tek  njëri prej  romanve  të tij  të vitëve të fundit , ku   redaktimin letrarë   na e pati besuar mua dhe kolegut tim gazetarit Rifat Ymeri. Fakt ky   mjaft sinjifikativ I   thjeshtësisë së një pënde gjigande si Ramiz Lika.Ndaj këto ditë pas ikjes së tij  në  jetë tjeter, në vertetë    e ndjejmë domosdoshmerinë e rileximit të  këtyrë romaneve , që sahërë I lexon ,diçka më shumë mëson.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.