Ndryshe nga çdo vit tjetër kësaj radhe Logu i Bjeshkve tashmë do të organizohet nën kujdesin e shoqatës kulturore “Logu I Bjeshkeve”. Kësisoj nga organizatoret është berë me dije data 6 gushte ku Qafa Predelecit do te mirepresin dashamiresit e Logut te Bjeshkve .Shoqata Kulturore “Logu i Bjeshkëve” me qendër në Kelmend e shpallur fituese në thirrjet për projekte nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë për realizimin e këtij aktiviteti kulturor, njofton të gjithë artëdashësit dhe në veçanti malësorët e Kelmendit se me datën 6 gusht 2023 në QAFEN E PREDELECIT do të zhvillohet “LOGU I BJESHKËVE TË KELMENDIT”. Për të patur një mbarvajtje të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor ftojmë të gjithë kelmendasit dhe jo vetëm për bashkëpunim në të mirë të ruajtjes së vlerave dhe traditave më të mira që ruan krahina e Kelmendit. Në organizimin e këtij LOGU do të marrin pjesë Shoqata Kulturore “Jehona e Kelmenit” me qender në Tamare si dhe Shoqata Kulturore “Kelmendi” me aktivitet kulturor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë organizim ftohen të marrin pjesë të gjithë artistat kelmendas anë e mbanë botës. Risia e këtij Logu është se në një nga çmimet për vajzat konkurente do jetë edhe çmimi i publikut ndaj ftohen të marrin pjesë të gjitha vajzat me originë kelmendase, brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë. Të gjithë bashkë do t’i japim edhe më shumë kuptim Logut të Bjeshkëve të Kelmendit. Ky është njoftimi i organizatorve dhe drejtuesve te Shoqates “Logu I Bjeshkve” me ne krye lahutarin e mirenjohur Pretash Nilaj dhe regjizoren Dila Vaçaj, njëherazi drejtuese e Shoqatës Kulturore “Jehona eKëlmëndit”. Ndaj tashmë pritet të shohim cili do jetë roli i Bashkisë M.Madhe në organizimin e ketij ëvënti , do jene kontribues apo thjesht spectator si të gjithë të pranishmit e asaj dite? . Themi kështu duke patur parasysh faktin se vitet e tjera drejtuesit e Bashkisë kanë kontrolluar gjithëcka edhe jurin e vlersimit , ndaj dhe zhgenjimet jo më kot ishin prezente .Madje pritet për tu parë a do të jënë Bashkia në krye të vëndit , apo vetëm shoqata?