Tensionet në veri të Kosovës/ Bill Klinton flet nga Tirana: Duhet ta ndalim këtë marrëzi

0
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton ka deklaruar nga ceremonia që po mbahet në Tiranë për nder të tij se tensionet në veri të Kosovës duhet të ndalen sa më parë.Vizita e Bill Clinton në Tiranë, Policia publikon planin e masave, disa  rrugë të bllokuara - Shqiptarja.com
Duke u përqendruar në çështjen e katër komunave në veri të Kosovës dhe konfliktit që ato kanë prodhuar mes Prishtinës dhe Beogradit, Klintoni theksoi se “gjëja e parë që duhet bërë është që të ndalet kjo marrëzi” siç e cilësoi ai.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër.
Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votojnë, mendoj se është e lehtë për shqiptarët tashmë në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të paraqitur argumentin e tyre.Vizita e Bill Clinton/ Sheshi para kryeministrisë i mbushur me qytetarë,  mbajnë në duar flamuj amerikanë - Top Channel
Por, gjëja e vërtetë që duhet bërë është që ta ndalim këtë marrëzi”, u shpreh ish-presidenti amerikan, Bill Klinton.
Ai shtoi se nuk përfitohet asgjë nga tensionet dhe konfliktet pasi në veri të Kosovës ka njerëz që jetojnë dhe ata meritojnë një qeverisje vendore të denjë.
“Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tensione. Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet; duhet të votoni, gjithmonë”, theksoi Klintoni.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.