Këshilli Bashkiak nuk duhet kurrsesi të miratojë çdo “pazar” të kryetarit.
Aty jeni “amanetqar” të njerëzve që ju kanë zgjedhur me votë. Nuk duhet kurrsesi të shkelni mbi dinjitetin e njerëzve, mbi hallet e tyre, mbi nevojat, aq më pak të fëmijëve . Nuk mund të punoni kundër komunitetit nga vijni është turp!
Sapo mora në duar një listë të nxënësve ekselent që do të kenë mbështetje financiare nga Bashkia dhe ma vrau syrin lista dhe përfaqësimi i Gruemirës.

Ndoshta drejtorët e shkollave nuk i njohin nxënësit, ndoshta inati personal nuk i lë rehat, ana nuk mund t’jua hiqni të drejtën që ju takon siç çdo fëmije tjetër në Malësi.
Jam e gatshme t’u ndihmoj me listën e këtyre nëxënsve për të gjitha shkollat e Gruemirës duke ia nisur nga Linajt që e kanë fatin ta kenë një nxënse me gjitha 10, por tek lista juaj për shpërblim nuk është listuar.

Shkolla Grizhe “Muhamet Hasmuja” janë dy nxënse të klasave të 9-ta që nuk janë në listë, por e di që kanë më shumë, po ashtu Hysaj e Gruemirë.
Ribëjeni listën dhe mos u hyni në hak fëmijëve se vriten shpirtërisht është gjynah nga zoti, mjaft me luftë “klasash” e mjaft me përcaktime ky i nënës, ky i njerkës, ato 10-ta i kanë me mund e djerës është puna e tyre.

Nuk i hyra gjimnazit, që një ekselent e kam në shtëpi që kurrë nuk do ia sillja emrin e tij për shpërblim nga ju. Por e drejta duhet thënë edhe kur është kundër tejet.
Familjet e këtyre fëmijëve janë me njëmijë halle, shumica nuk jua sigurojnë as kushtet minimale por ata fëmijë mrekulli shkëlqejnë edhe mes mjerimit.
Ndaj ky fond duhet të jetë motivues, për t’i bërë të ecin para, për t’i nxitur të punojnë më fortë, por edhe shpirti i konkurencës të rritet brënda shkollave.

Hyni tek sistemi “SMIP” se vet e keni ndërtuar dhe nxirrni të dhënat e sakta,përndryshe përmbys do jua kthej Bashkinë e Këshillin për çdo emër që nuk do shpërblehet, apo do fshihet me pa të drejtë!
