Iku nga Partia e Lirisë për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste. Deputeti i Shkodrës Agron Çela është fotografuar krah socialistëve. Çela shihet në një selfie të shkrepur nga Elisa Spiropali, e cila është drejtuese politike e Partisë Socialiste për Shkodrën. Në selfien e shkrepur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin shihet edhe Benet Beci.