Gjimnazi “28 Nëntori” është pjesë e krenarisë së çdo shkodrani. Një institucion arsimor që ndër breza ka dëshmuar vlera, ka formuar të rinj që më pas kanë dhënë kontributin e tyre në shumë sfera të jetës. Sot ndërsa presidenca shqiptare i akordoi titullin e lartë “Nderi i Kombit”, për mua si ish nxënës i këtij gjimnazi, padiskutim ishte emocion, ndërsa përjetova këtë moment dhe pata kënaqësinë t’ja shtoj raportimeve të mia mediatike. Është fryt i punës së shumë brezave që kanë krijuar këtë kurorë të bukur në fushën e arsimit, për këtë gjimnaz elitar. Uroj të mbetet i tillë gjithmonë, më i miri mes më të mirëve, pasi i vyen Shkodrës dhe Shqipërisë!
Hyrje Fjala per Ju... Krenari/ Gazetari Bepin Kolvata:Gjimnazi “28 Nëntori” është pjesë e krenarisë së...