Tuzi , një model ku do të duhej ndjekur edhe Bashkia M.Madhe

0
109

Në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit, kryetari Nik Gjeloshaj, në bazë të konkursit publik dhe vendimit të komisionit, ka bërë lidhjen e kontratave me organizatat joqeveritare të Malësisë, fituese për bashkëfinancimin e programit të punës së tyre.Nga buxheti i Komunës së Tuzit për vitin 2022, në bazë të konkursit publik dhe vendimit të komisionit, ndarja e mjeteve financiare është bërë si vijon:Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

• SHKA ,Rapsha”- 6,000.00 €
• SHKA ,,Ramadan Sharkiq”- 4,000.00 €
• OJQ ,,Razvoj Vranj”- 3,000.00 €.
• SHJQ ,,Femina”- 3,500.00 €
• SHKA “Koha”- 3,500.00 €
• OJQ ,,Bora”- 3,500.00 €
• SHKA ,,Liria”- 3,500.00 €
• OJQ ,,Shoqëria e personave me invaliditet Malësia”- 1,600.00 €
SHJQ ,,Asociacioni për veprimtari ndërkulturore” – 1,400.00 €.Komuna e Tuzit të gjithë organizatave jo qeveritare ju dëshiron sukses në punën e tyre, duke theksuar se këtë vit shumë e mjeteve financiare (me konkurs) për OJQ, është rritur nga 25 mijë euro që ishte vitin e kaluar në 30 mijë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj si dhe sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.