Qyteti i Tuzit gjithënjë qëndron në pararojë të “vllaijt” të vet , qytetit të Koplikut.Mbase kjo pararoja është në shumë aspekte tëjetës zhvillimore të një qyteti, por krahas kulturës, ne po ndalemi tëk sporti. Kësisoj krahas ekuipit të futboillit “Deçiqi”, ku kjo skuadër mbi 90 vjeçare ka bërë ëmër të mirë në futbollin e shtetit të Malit të Zi, ku spikat edhe pjesmarrja ne kompeticionet europiane, çka realisht për Veleçikun e qytetit të Koplikut , i cili “noton” në ujërat e kategorisë së dytë në futbollin Shqiptarë, një pjesmarrje e tillë është vetëm një ëndërr.Kësisojë krahas ekipit të futbollit Tuzi ka ngritur dhe po militon bindëshëm edhe ne sportin e bukur të Basketbollit mëshkuj.Ky ekip i formuar dy vite më parë tanimë ka arritur të ngjitet në elitën e Basketbollit në Mal të Zi. Nga 22 ndeshje sa janë luajtur gjatë kampionatit 2021/22, Deçiqi i ka fituar 20 ndeshje.Kështu për ti dhënë një fryëmëmarrje meë të fuqishme kësaj skuadre , mësohet se eshtë nënshkruar përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Lojtari i ri i KB Deçiq është Robert Shestani, anëtar i pesëshes së parë të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Shestani në sezonin e kaluar ka luajtur për KB Vllazninë e Shkodrës.