Ish-kryeministri Sali Berisha nga qyteti i Korçës ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.Berisha numëroi disa nga “bëmat” e qeverisjes së Ramës, në këto tetë vite, që sipas tij e kanë kthyer Shqipërinë shumë hapa pas.“Nga kjo qeverisje, Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Ballkanit.Nga kjo qeverisje Shqipëria u shndërrua në qendër operacionale të organizatave kriminale.Nga kjo qeverisje Shqipëria u ngjit në vendin e dytë në botë, përsa i përket korrupsionit.Nga kjo qeverisje qytetarët paguhen rreth 30% më pak se në vitin 2013.
Nga kjo qeverisje 520 mijë shqiptarë u larguan pesë vitet e fundit nga Shqipëria.Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon, ndërkohë që tetë vite më parë kishte rrogat më të lartë të rajonit, përfshirë këtu Bullgarinë dhe Rumaninë.Nga kjo qeverisje humbëm Yllin tonë polar, humbëm integrimin në Bashkimin Europian.Integrimi është interes madhor kombëtar për çdo popull, por dy herë më shumë për ne, sepse ne e kemi pasur shumë të dhimbshme historinë. Kemi jetuar në mjegullnaja të gjata pushtimi.”-tha Berisha.Por, gjithashtu Berisha bëri edhe një paralajmërim të fortë, ndërsa theksoi se nëse Rama do të vazhdojë të qeverisë vendin, integrimi I Shqipërisë në BE do të bllokohet përfundimisht.“Nëse Edi Rama do të vazhdojë të qeverisë vendin, do shkojmë drejt bllokimit përfundimtar të integrimit në BE. E them me bindjen më të thellë, sepse Europa për të na afruar ne krijoi procesin e Berlinit. Ishte një proces i madh. Por gangsterët e Ballkanit krijuan mini-shengenin. E krijoi Vuçiç sepse e di që për atë dyert e Europës janë të mbyllura, se ai është një kryeministër doktrinat i genocidit”-deklaroi Sali Berisha./CNA.al