Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka thënë se ndodhen në një proces transformimi si parti.“Jemi në një proçes transformimi dhe hapje të PS. Është një gjë, shumë e rëndesishmë që dua të ndaj me gjithë publikun, familjen tonë politike dhe të gjithë qytetarët.Është që një vije e kuqe e vendosur në mesin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi”, ka thënë Rama, duke u ndaluar tek punësimet që bëhen me baza partiake apo me të njohur.