DY SKUADRAT E MALËSISË SË MADHE , VELEÇIKU DHE KF DECIQI SOT KANË PATUR DITEN E FITORES

0

E kemi cituar dhe herë të tjera, tashmë M.Madhe garon me dy ekipe futbolli, në dy liga të dy shteteve, Shqiperisë dhe Malit të Zi. Ndaj kjo ditë ka qëne dita e fitores për të dy ekipet, Kf Deçiqi Tuz dhe Veleçiku Koplik. Ekipi i qytetit të Tuzit, ka zhvilluar ndeshjen e rradhës për kampionat, ku djemtë e Deçiqit kane arritur një fitore të bukur, dhe bindese ndaj rivalëve të tyre kryesor për kryesimin e tabelës së klasifikimit, ekipin e KF Jezero. Kjo ndeshje është fituar me shifrat 2 me 1, dhe kësisoj Kf Deçiqi tanimë kryeson kampionatin e kategorisë së dytë me objektivin për tu ngjiutur ne kategorinë e parë të kampionatit të Malit të Zi. Këtë ndeshje krahas mjaft tifozve të malesisë e ka ndjekur nga afer dhe kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj.

Ndersa takimi i dytë për këtë sezon, por i pari për kupen e republikes i lujatur në “Reshit Rusi” të qytetit Shkoder, ekipi i Veleçikut ka arritur një fitore të bukur dhe për më tepër është një fitore që ka ngjallur sadisfaksion tek lojtaret dhe stafi i Veleçikut, të cilët kanë mundur ekipin me ëmër të madh në kampionatin Shqiptar Flamurtarin e Vlores. Ndeshje kjo e cila ka perfunduar me rrezultatin 3 me 2 per vëndasit. Golin e parë për veleçikun e ka shenuar Çokaj me penallti, më pas ka kaluar në avantazh flamurtarin Hoxhaj duke shenuar dy gola. Kështu është mbydhur pjesa e parë. Ndesa pjesa e dytë i ka dhënë fitoren Veleçikut falë dy golave të shenuar nga Zaraj dhe Banushi. Kjo ndeshje është ndjekur nga një numër i madh tifozesh në “Reshit Rusi” ku s’bashku me ta ka qëne edhe njumri 2 i Bashkise Sytki Ndrecaj, duket se mosprania e kryetarit Tonin Marinaj i ka “lejuar” futbollistët e Veleçikut të luajnë lirshëm, pa ndrojtje, duke shlyer disi humbjen e ndeshjes së parë të kampionatit perballë Erzenit të Shijakut, humbje e cila qe shenuar me shifrat 0 me 3

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.