SHTJEFEN IVEZAJ APELON: MUZU I MALËSISË NË TUZ, DHE UNË JEMI NË ERRËSIRË…

0

Sa herë që ndodhemi në aktivitete kulturore-artistike, apo dhe historike, nga “fjalë ëmblit” degjojmë perkufizime të tilla: Shtjefen Ivezaj legjenda e gjallë e kombit tonë, njeriu trup vogel, më shpirt dhe vepra të medha, si dhe arkiva e gjallë e historisë së kombit tonë dhe të gjitha këto epitete i thurin këta “mjeshtrit” e fjalës të cilët na janë bërë “zaptues” të të gjitha fjalimeve steriotipe në çdo event. Natyrisht dikush, mund të pyesin, çfar lidhje ka kjo që ne po themi, me faktin se ky legjenda e gjalllë, Shtjefen Ivezaj, pronari i të vetmit muzeum Shqiptar në Shtetin e Malit të Zi? Vertetë kjo duket disi largë, por teksa i kujtojmë këta mjeshtra fjale të flasin se si e kanë njohur legjenden, dhe se si ky legjenda na e ruan dhe promovon vleren kombëtare, asnjëri prej tyre nuk “guxon” të thot një fjalë të vetme, për faktin se ky legjenda jeton me një vlerë pensioni 30 euro në muaj. Sa për sqarim kjo vlerë ështe e tillë sepse siç shprehet Shtjefni ia ndalon pjesen tjeter banka per një kredi të marrë, për të festuar 19 vjetorin e krijimit të muzeut etnografik në Tuz. Më tej problemet me Shtjefen Ivezajn ketë legjendë, nuk kanë të mbaruar. Enti shpërndarës i energjisë elektrike në Mal të Zi, i ka ndërprerë furnizmimin me energji, për vetë faktin se nuk ka patur me çfarë të paguajn faturat. Është fjala për një shumë jo të vogel prej 10 mije euro thot vetë Shtjefni. E pra muzeumi etnografik në Lekaj të Tuzit ka disa ditë që po perjeton errësirën, dhe askush nuk ia ka shtrirë doren e ndihmes, kësaj legjende, dhe kesaj vlerë kombëtare. Ndaj kërkohët që mjeshtrit e fjalës, qofshin këta biznesmen, apo dhe pushtetare në te dy anët e kufirit, të mblidhen dhe të ndriçojnë këtë muzeum që po rri në errësirë. Kësisoj Shtjefen Ivezaj apelon….

(Klikoni në linkun më poshtë për të ndjekur intervisten me Shtjefen Ivezaj)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.