8 Marsi/Ministrja Evis Kushi bën gjestin e veçantë, dhuron lule për gratë e vajzat e MASR

0

Në kuadër të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zgjedhur të surprizojë gratë e vajzat punonjëse të MASR duke i dhuruar secilës nga një lule.“Pa i ngelur aspak hatri burrave e djemve, nga një lule për gratë, vajzat, koleget e palodhura të MASR, të cilat i falenderoj me zemër tek e tek për përkushtimin që reflektojnë çdo ditë” – shprehet Ministrja Kushi. Ndërkohë, ajo nuk rri pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre “për punën e mirë dhe sidomos angazhimin e jashtëzakonshëm përgjatë kësaj periudhe jo të lehtë të pandemisë Faleminderit!”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.