7 FSHATRA TË NJESISË ADMINISTRATIVE GRUEMIRË, TË HARRUARA NGA BASHKIA M.MADHE

0

Zona malore në njesinë administrative Gruemirë përbëhet nga 7 fshatra, Linaj, Egç, Lepurosh, Kurtaj,Shpellzaj, Rrjoll. Këto janë fshatra që janë harruar nga të gjita pushtetet, ku nuk është bërë asnje investim nga bashkia apo qeveria, kjo është një zonë e bukur natyreore ku me pak investime duke filluar nga rruga e cila është në një gjendje të mjerueshme do të kthehej në një zonë të bukur turistike.
Banorët paguajnë taksat, por nuk perftiojne asnjë sherbim, as mirembajtje të rrugës apo kazana për mbeturina. Duke qënë se kjo zonë ka burimin e rrjodhit e cila furnizon me uje të gjithe M.Madhe dhe shfrytezohet nga ndermarrja e ujesjellesit do të ishte mire që të investohej edhe për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve.
Një problem tjetër për këto fshatra është edhe qendra shendetesore e cila nuk është në sherbim të banorëve pasi në pjesen më të malle të kohës është e mbyllur por dhe ato ditë që është e hapur nuk i ka kushtet dhe mjete e duhura për të vizituar një pacient.
Por serish duket se bashkia po e mbyll mandatin pa investuar asnjë lek për këto fshatra dhe fjalet e tyre mbeten premtime ne leter.

Banoret: Problemi kryesor i këtyre fshatrave është rruga, në te gjithe keto vite demokraci nuk është marrë askush me riparimin apo investimin e kësaj rruge. Problem kryesor nuk është vetem rruga, problem është dhe uji sepse shumica e objekteve ne keto fshatra nuk furnizohen me ujë pasi uji shperdorohet nga ndermarrja e cila nuk riparon rrjetin.
Vazhdimisht i kemi kerkuar bashkise m.madhe nje interesim me të madh për këtë zonë por asnjëherë nuk kemi marrë pergjigjen e duhur.

Banoret: Rruga është e pakalushme, gjithmonë janë bërë premtime boshe por asnjëherë nuk ka vene kush dorë. Jemi popull që votojmë jemi popull i kesaj republike por askush nuk po e degjon fjalen tonë. I kerkojmë bashkis që të marrë masa për këtë rrugë dhe të interesohet për këtë zonë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.