Nuk je thjeshtë i ftuar si gazetar, por si një mik i imi , dhe i shoqatës së unë drejtoj prej 5 vitësh , ndaj të lutëm konfirmo pjesmarrjen. Ishte kjo ftesa që më beri miku im i vjetër ing Zef Gjini një burrë Mirëdite , një intelektual për tu admiruar, dhe mbase realisht një nder të vlersuarit më shumë të drejtë me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidënti i Republikës.Ndjeva obligim të isha prëzënt, të filmoja, dhe të realizoja disa intervista pikrisht në pësë vjetorin e ditëlindjës së Shoqatës “Mirëdita” dega Shkodër , tashmë Unioni Mirëdita.Mirëditorët në përftyrimin tim ishin skalitur si njerzë të zgjuar, më një intuit të veçantë, por miku im Zef Gjini prej vitësh ka forcuar dhe mëndimin e një njeriu të mirë dhe të besës.Ndaj në perfundim të aktivitetit në mjediset mjaft të këndshme të “Oborrit Shkodran” u shtrua një drekë për të gjithë të pranishmit. Unë si I ftuar edhe për këtë drekë, perferova të qendroj në një tavolinë me dy miq mjasft të këndëshëm siç është Toma, i etikuai Toma i djathit nga Dajçi, por i cili tanimë e ka tradhtuar këtë profesion të prodhimit të djathit , duke e kthyer në një biznes tjeter siç është prodhimi I luleve, po kështu edhe me njeriun tipik Mireditor Nikollën, nje burrë qe veç buzëqesh, më shumë se sa fletë. Ajo që më bëri shumë pershtypje ishte nje “xhest” disi jo në karakterin e mikut tim Zefit, ai i bëri më dorë kamarierit nga unë.Ndonse per disa minuta, madje dhe orë nuk pieta për të shuar kurreshtjën e këtij shenji, këtë ë mësova nga papergjegjeshmeria e lokalit “Sofra Shkodrane”.Teksa tavolina po mbushej , dhe po zbrazej për miqt e mijë në tavolinë, i vetmi që po prisja isha unë.kur Toma u rrevoltua dhe shkoj tek kuzhina ku dilnin pijatat me ushqime, erdhi dhe gjysëm i irrituar dhe gjysëm më shaka siç di vëtëm aji, më tregoj:- po këta nuk dijnë as te respektojnë e as të punojnë, shfryu Toma, dhe pastaj vijoj ; Kemi pësë ditë që së bashku me Ing. Zefin kemi pronotuar ketë local edhe paër aktivitet , edhe për drekë , dhë për pësë miq tanëtë , siç jeni edhe ju në këto ditë të mëdha Ramazani mkemi porositur qe tu servirët mish viçi , dhe jo derri , por këta po vonojnë , a thua tani kanë shkuar në livade me gjetë viçnin, përfundoj Toma. Gjithëçka ishte e qartë, një gjestë fisnik dhe mbi të gjitha vllazërie, jo ashtu siç e trumbeton ngaherë politika, por pikrisht, kjo është tradita e Shqiptarit, enët në çdo shtepi katolike kanë qënë të lara nga ku nuk perdoreshin për as,kënd tjeter , por vetëm për mysafiirët e besimit musliman. Dhe kjo traditë, ky xhest i Ing .Zefit me shokët e tij , që natyrisht janë dhe shokët e mijë, me ka mbetur thellë në mëndje. Ndersa ata të lokalit, dukët e kishin “harruar porosinë” , mbase nga nxitimi, mbase …Ndaj ky shembull vlersojmë se vlenë shumë , jo thjeshtë nga ndryshimi I pijatës, por nga ruajtja dhe përcjellja e një tradite model në të gjithë globin që kemi në Shqiptarët. Këtë e vertetuanë dhe Mirëditorët e mirë , sa vetë mirësia. Ndaj ju faleminderit juve Mireditorve të shkodrës, që i dhatë një mësim edhe “Oborrit Shkodran”.Faleminderit miku im Zef Gjini , modele të tilla i duhën shoqërisë!