Më datë 12 prill 2023, Këshilli i Paqes Shkodër organizoi konferencën me temë ‘Paqja fillon nga shërbimi për të tjerët’, në ambientet e Hotel Coloseo, ku morën pjesë rreth 90 përfaqësues të shoqërisë civile, Ambasadorë për Paqes, miq dhe të ftuar të tjerë. Të jetuarit për hir të të tjerëve është motoja udhëheqëse e Federatës së Paqes Universale dhe e Ambasadorëve për Paqe.

Aktiviteti u moderua nga z. Arnold Grami, koordinator i Federatës së Familjes – Shkodër. Fjalën përshëndetëse në emër të Këshillit Drejtues e mbajti z. Ali Laçej, koordinator i Këshillit Shqiptar të Paqes, i cili ndër të tjera vlerësoi punën e bërë nga Këshilli i Paqes Shkodër gjatë 4 viteve të fundit. Kryetarja e Këshillit të Paqes Shkodër znj. Marie Koliqi, paraqiti një përmbledhje të veprimtarive kryesore të zhvilluara në Shkodër.
Më pas z. Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Shqipëri, bëri një prezantim të parimeve dhe veprimtarisë së Federatës së Paqes në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte vlerësimi i 10 figurave të nderuara të jetës publike si gazetare, mësues, punonjës socialë dhe drejtues të institucioneve publike, me titullin Amabasador për Paqe (z. Ndue Sanaj, znj. Merita Sokoli Çoba, znj. Rezarta Pode, z. Alfred Muharemi, z. Sabail Gjyli, znj Marjana Moleci, znj. Vitore Prroni, z. Astrit Dervishi, znj. Elmira Nehani dhe Ergys Ivziku).

Në fund të kësaj veprimtarie kaq të bukur, Asambleja e Ambasadorëve për Paqe Shkodër bëri edhe zgjedhjet për kryesinë e re që do të drejtojë Këshillin e Paqes Shkodër për 4 vitet në vazhdim. Pas propozimeve të bëra, kryetare e Kshillit të Paqes Shkodër u zgjodh znj. Majlinda Laçaj dhe nënkryetarë z. Muhamet Kaçirani dhe znj. Ledi Bilali.

Duke falenderuar nga zemra punën e përkushtuar të znj. Marie Koliqi dhe kryesisë që ajo drejtonte, i urojmë kryesisë së re suksese në detyrën e re. 

Ja çfar thot kryetarja e Shkodres… 

Federata e Paqes Universale, për një botë të bazuar në vlera morale dhe shpirtërore, për një familje globale nën Zot që jeton në paqe përmes parimeve universale, kënaqësi për mua të jem kryetare e kësaj federate në Shkodër, si një vazhdimësi e një pune të
shkëlqyer të realizuar prej vitesh nga paraardhësit e mi në kryesimin e kësaj federate.

“Aty ku ka vullnet ka gjithnjë edhe zgjidhje, veçanërisht kur ky është vullneti i Zotit”
Sun Myung Moon
