29 VITE NGA MESHA E PARË NË KISHEN E BAJZËS

0

Në kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit në Bajzë, u kremtua mesha e shenjtë në përkujtim të 29-vjetorit të meshës së parë të mbajtur pas regjimit komunist. Imzot Hil Kabashi gjatë fjalës së tij solli edhe një herë në mendje meshën e mbajtur 29 vite më parë nga padër Robert Ashta.
Kjo ngjarje cilësohet si një nga më të veçantat për komunitetin e zonës.
Në meshë u dhanë edhe mesazhe për vlerësimin e familjes dhe kohës së përhershme për të bërë vepra të mira.
Në 11 nëntor të vitit 1990 në fshatin Bajzë u mbajt mesha e parë pas përiudhës së regjimit komunist. Një meshë që I hapi rrugën shumë veprimtarive të tjera fetare për besimtarët e krishterë të kësaj zone.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.