20 vite nga ikja e piktorit të popullit Ismail Lulani

0

Sot u bënë 20 vite nga ikja jote, i bukuri , i shtrejti ati im , dhe ti më mungon gjithmonë njëlloj . Ti jeton brënda meje .—bija jote  Orimira Lulani  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.ISMAIL LULANI
(1933-2002)
Portrete , Ismail Lulani - Ismail Lulani ART | Facebook         — Shenim i imi- Gjëja  më e bukur qëmbaj mënd kur isha fëmijë, në  fshatin tim të  lindjes Zagor  Shkrel , aso  kohe ish kooperativë  bujqësore   kishin ardhur  stazhier një  mujor intelektual  të  fushave  të  ndryshme  nga qyteti i Shkodrës, mes tyre dhe piktori Ismail Lulani.O zpo sa me  dhimbëset ajo fletore vizatimi , me ato portrete  , pesazhe    natyre qe  na  la si dhuratë  ne shtepinë  tonë  ku fjeti  thuajse një  muaj  çdo mbremje  mjeshtri i piktures  Ismail Lulani. Se ku humbi ajo fletore ! Sa me vlere ishte ajo fletore  i “humbi ” një pune artistit , aty  humben dhe portretet e prindërve  të  mijë, aty…Por  realisht  nuk humb kurr kujtesa per Ismail Lulanin i cili  jo vetëm që ishte  mjeshtër i pikturës, por ishte edhe  Njeriu , Njeri ! E dini ju na thoshte çdo mrëmbje , edhe unë  si ju  jam   Malësor nga Tuzi , por  na ndanë  fuqit e mëdha..?Gjithësesi kam bindjen se në arkivat e Ismail Lulanit  gjëndën ato punime  që na humbën  ne ! g.v.
Ismail Lulani, një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë  e artit shqiptar    Ismail Lulani lindi më 1933 në Tuz , Mali i Zi— vdiq më 6 Tetor të 2002 në moshen 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës , Shqiperi .
Në moshën 12 vjeçare së bashku me familjen vendoset në qytetin e Shkodres .
Në vitin 1967 mbaron Akademin e Arteve të Bukura për pikturë monumentale, puna e tij e diplomës “Ded Gjo Luli me trima”, u vlersua mjaft nga kritika e kohës. Emrohet dhe punon si profesor në Akademine e Arteve në Tiranë dhe më pas vendoset me dëshirën e tij në qytetit e Shkodrës ku punon si profesor në Liceun artistik të këtij qyteti deri sa del si piktor në krijmtari të lirë.
Ai ishte një ndër themeluesit e degës së arteve vizive (në shkollën e mesme artistike Prek Jakova)në qytetin e Shkodrës.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Ai ishte antar i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Ismail Lulani është një ndër piktoret më origjinal e më të fuqishëm në historin e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në kijmtarin e tij, eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinit e pikturës, si kompozim, pejsazh, portret , natura të qeta,. Pikturat e tij shquhen për forcën dhe lojrat magjike të ngjyrës, për vizatimin ekspresiv dhe mjetet shprehëse.
Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
• Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”
• Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”
• I është akorduar titulli “Naim Frashri i klasit të Parë”
• Në vitin 1999 në Biennialen e Romës për Artet Visive merr çmimi i dytë dhe i jepet medalja e argjentë, me tabllon (Ikja në Egjipt)
• Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” .
• Nje nga rruget e qytetit te Shkodres mban emrin e tij.Ismail Lulani - Piktori që krijoi në dy sisteme shoqërore nga Ylli Drishti  - Studiues arti | Radi and Radi
Shoqata Kulturore VIZart ka akorduar nje cmim Nderkombetar me emer te tij .
Ismail Lulani morri pjesë në të gjitha ekspozitat lokale që u zhvilluan në qytetin e Shkodrës si dhe ato kombëtare që u zhvilluan në Tiranë, rreth 20 punime të tij ndodhen në arkivat e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, si dhe shumë të tjera pronë e galerive e muzeumeve në qytete të ndryshme të Shqipërisë.Baresha , Ismail Lulani | Painting, Art, Art projects
Ai ka ekspozuar në shumë vende të huaja si Frascat ,Romë (Itali), Paris( Francë), Linz (Austri), New York, Boston (USA), Toronto (Canada), Athin (Greqi), Pekin, Shangai (Kinë), Irlande, Rumani, Belgjike, Beograd(Serbi), Podgoric, Cetinj, Tivar, Ulqin (Montenegro), Prishtinë (Kosovë), Aleksandri (Egjipt), Turqi , Tunizi, Hungari, duke marë vlersimet më të larta nga krtika e huaj. Shumë nga pikturat e tij janë pronë e koleksionistëve të ndryshëm në Francë, Austri, Itali, USA, Gjermani, etj.Ekspozitë e piktorit Ismail Lulani, aristi që ishte vetvetja - albanianAi mbetet një nga emrat më të shquar në historine e artit Shqipëtar.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.