MIMOZA REXHVELAJ:FILLIMI I ARSIMIT NE M.MADHE ME PROBLEME

0

E konsideruar si një nder zërat  potencial   të  opozitës  në M.Madhe, natyrisht jo vetem persa  i takon   problemeve të arsimit, fushë në të cilën Mimoza Rexhvelaj “luan” mirë  si njohse   që  ëdshtë, kësaj rradhe është  ndalur para mediave :Viti I ri shkollor do të nisë me shumë probleme në shkollat 9-vjeçare të bashkisë Malësi e Madhe. Ish-këshilltarja Mimoza Rexhvelaj, me profesion mësuese ka deklaruar se një numër I madh shkollash nuk përmbushin kushtet minimale për të pritur nxënësit si shkak i mungesës së ujit të pijshëm.Pavarësisht ndërhyrjeve të saj, ish- këshilltarja tregon se nuk ka patur asnjë përgjigje nga zyra arsimore në Malësi të Madhe.Një problem sipas Rexhvelaj mbetet edhe transporti I mësuesve drejt shkollave ku punojnë. Transporti me autobus apo furgon në këtë kohë pandemie është I rrezikshëm bën të ditur ajo, ndërsa kërkon nga institucionet të ndërhyjnë për zgjidhjen e situatës para fillimit të procesit mësimor.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.