Presidenti Ilir Meta:Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit.

0

Faleminderit z. Presiddent!  At që  duhej ta bënte, bashkia ime, bashkia e gjithë Malësorve, po e  bëni Ju.Këto rreshta  në respekt  të njëres prej ngjarjeve më të lavdishme të historisë  së popullit tonë. Luftës së Koplikut 1920, të  shkruar nga dora Juaj, janë vlersim për ne.Edhe njëherë  Faleminderit!  Një  vlersim meriton edhe historiania malësore Rita  Shkurtaj Kalaj  e cila  plot guxim, dhe profesionalizëm, e  ka një meritë për “shkundjen” e pluhurit të harreses së kësaj ngjarje.  – Redaksia  e Revistës “Fjala”-

Ja çfar Shkruan Presidenti Ilir Meta  për këtë ngjarje historike  në 100 vjetorin e saj…

Lufta heroike në mbrojtje të kufirit veriperëndimor të Shqipërisë, e njohur si “Lufta e Koplikut”, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë të shek. XX.Kjo luftë është simbol i qëndresës, atdhedashurisë dhe patriotizmit të pashoq për mbrojtjen, deri në sakrificën më sublime, të integritetit territorial të shtetit shqiptar, të pavarësisë e sovranitetit të tij.

Në 100-vjetorin e kësaj lufte, kujtojmë me nderim e mirënjohje dhe përulemi para veprës së figurave të shquara të kombit, Bajram Currit e Ahmet Zogut dhe qindra heronjve malësorë nga Dukagjini, Kopliku, Gruda, Traboini, Kastrati, Shkreli, Gruemira, Bajza, Grizha, Buza e Ujit, luftëtarëve të paepur nga Plavë-Gucia, nga Kosova 🇽🇰 e nga Shkodra, si dhe vullnetarëve nga vise të tjera shqiptare, që, të frymëzuar nga ndjenjat më të lartë të atdhedashurisë, dhanë gjithçka për mbrojtjen e kufijve territorialë të Shqipërisë.

Malësia e Madhe, fisnike dhe e mençur, e cila mbajti peshë të rëndë në këtë luftë, edhe kësaj here dëshmoi se është krenaria dhe nderi i kombit.

Lufta e Koplikut i dha një impuls edhe më të fuqishëm Luftës për çlirimin e Vlorës dhe Ilmbarë Shqipërisë. 🇦🇱

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.