145 VJET NGA VDEKJA E “BABAIT” TË ROSAKUT TE VOGEL TË SHËMTUAR”

0

Pregaditur nga: Drinalda Culaj

Hans Christian Andersen
(2 Prill 1805-4 Gusht 1875)

145 vjet nga vdekja e një prej shkrimtarëve më të njohur Hans Christian Andersen.Njerëzor dhe realist ky shkrimtar danez ka transmetuar shpresë dhe ka përcjellë mesazhe të forta shumë pozitive.Kujtohet për tregimet e tij me zana dhe shtojzavalle ndaj njihet edhe si mjeshtër i madh i letërsisë për fëmijë.Edhe pse jeta e tij ka qënë shumë e vështirë ka diçka magjike në të.Në lindjen e tij,familja e tij ishte aq e varfër sa u duhej që djepin ta ndërtonin me drurin e marrë nga një arkivol i vjetër.Nga ai djep ai u rrëzua dhe pësoi dëmtime të rënda.Në ditarin e tij i jepte formë trishtimit dhe boshllëqeve që kishte.Megjithatë në tregimet ai jep një zë shprese që na fton të ëndërrojmë.
“Jeta në vetvete është përralla më e bukur” shprehet ai duke na lënë të nënkuptojmë se nuk i perceptonte përrallat si diçka të mbinatyrshme por si pjesë e ngjarjeve të jetës së përditëshme të cilat janë të mrekullueshme edhe pse shpesh nuk i vëmë re.Edhe problemet më të vogla përballohen dhe zgjidhen.Edhe pse në dukje pa rëndësi,megjithatë,me kalimin e kohës mund të sjellin pasoja të mëdha.Autori i “Rosaku i vogël i shëmtuar”, “Sirena e vogël” etj… ishte dhe një njeri i apasionuar me muzikën. “Ushtari i qëndrueshëm i kallajit” u përshtat dhe u transformua në një opera të famshme.Shumë nga përrallat e tij u kthyen në filma të animuar nga Disney.Natyrisht që ky shkrimtar kishte një imagjinatë të fortë edhe pse shkroi kujtime udhëtimesh,novela,drama dhe poezi ai u përjetësua me përrallat.Një sfidë e vështirë në qoftë se i konsiderojmë që janë të gjitha pjesë e fantazisë sepse “sfera e ndjenjave dhe intuitës vlejnë më shumë sesa racionaliteti”.
Andersen jetoi një fëmijëri jo të lumtur.U detyrua të linte shkollën për të punuar.E ëma ndonëse një grua e dashur ishte skllave e alkoolit.Ndoshta kjo e shtyu që të ishte një lexues i pangopur i veprave të Shakespeare-it.
Vështirësitë që jeta e përplasi e bëri të aftë të përcillte pozitivitetin rreth tij.Andersen ishte një artist i kompletuar sepse sipas tij:
-“Të jesh i dobishëm në botë është e vetmja mënyrë për të qënë i lumtur” duke afirmuar të bënte me jetën e tij një përrallë që i’a vlente për të treguar.Kështu ndodhi:Të jesh i dobishëm dhe i lumtur përtej kohës.Andersen ka marrë shumë lavde gjatë jetës së tij.Fitoi mbi varfërinë,të udhëtonte nëpër botë dhe të bënte atë që donte më shumë:të shkruante.
Mbreti i Danimarkës i ka dhënë disa nderime dhe astronomi Nikolai Chernyj njohu asteroidin me emrin e tij.
“Përrallat e Andersenit” është përkthyer në shumë gjuhë të botës.Në shqip kontribuan disa përkthyes si Bedri Dede,Pirro Misha,Vandush Vinçani,Dritan Thomollari,Stathi Kostari.Vepra e tij ka ndikuar shumë autorë bashkëkohësit e tij por edhe më vonë:mes tyre kujtojmë Charls Dikens,William Makepeace Thackeray dhe Oscar Wilde.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.