“FATURA” E TERMETIT RRETH 1 MILIARD EURO

0

Fatura e dëmëve të shkaktuara nga termeti i 26 nëntorit është rreth 1 miliard euro. Ishte kryeministri edi rama që zbuloi për herë të parë shifren e dëmëve të termetit dhe këtë e bëri gjatë takimit që pati këtë të enjte në itali me ministrin e jashtëm Luigi Di Maio.
Në videon e takimit me ministrin Italian, në momentin e pritjes dhe ecjes në koridor deri kur ulen ne tryezen e takimit me delegacionet përkatëse, Rama dëgjohet teksa thotë se fatura e termetit arrin ne 1 miliard euro ndërsa Di Maio jep besim se do të gjendet një zgjidhje në konferencen e donatorëve

Pas takimit me ministrin e jashtëm Di Maio, kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij Italian Guzeppe Conte edhe pse nuk është zbardhur zyrtarisht takimi, temë e diskutimit mësohet të ketë qënë hapja e negociatave dhe konferenca e donatorëve që do të mbahet në 17 shkurt në Bruksel. Kjo është hera e trete që Rama dhe Conte takohen në pak muaj, vizita e Contes në Shqipëri në tetor u pasua nga ajo e kryeministrtit Rama në Itali po vitin e kaluar për të ardhur në takimin e ditës së enjte në Romë. Vizita e kryeministrit Rama në Itali vjen pas kthimit të tij nga Ukrahina si drejtues i presidencës se osbe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.