TONIN MARINAJ TAKIM ELEKTORAL NË ZAGORË

0

Pa u shmangur nga tradita e vijueshmerisë së takimeve elektorale të kandidatit të partisë socialiste për kryetar bashkie në M.Madhe z.Tonin Marinaj ku takimi i radhës ka qenë në Zagorë të njesisë administrative Shkrel. Kanë qenë fillimisht shoqeruesit dhe stafi i kandidatit të cilët duke vleresuar investimet e realizuara nga kryebashkiaku Marinaj u kanë kërkuar banorëve që të votojnë Tonin Marinaj për vazhdimin e projekteve. Kështu në fjalen e tijë kryetari i partisë socialiste M.Madhe z.Lulzim Zaraj është shprehur.

Lulëzim Zaraj: Besoj që Tonin Marinaj e meriton që të jetë kryetar bashkie dhe katër vjeçarin e ardhshem në mënyrë që të përfundojë projektet e nisura dhe të realizojë projekte të reja për M.Madhe. Partia Socialiste është shumë e kënaqur që në çdo takim Tonin Marinaj ka një mbështetje të mrekullueshme nga malësorët.

Më pas në fjalen e tij kandidati Tonin Marinaj para banorëve të Zagorës është shprehur.

Tonin Marinaj: Kur erdha në krye të bashkisë M.Madhe gjendja ishte shumë e mjerueshme. Kështu puna e parë që bëmë ishte të gjenim një staf prefesionist që të ndryshonim M.Madhe. Ne kemi realizuar pothuajse të gjitha premtimet që i kemi dhënë banorëve dhe do vazhdojmë ti realizojmë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.