𝐒𝐚𝐦𝐢𝐭𝐢 𝐢 𝐍𝐀𝐓𝐎-𝐬, 𝐑𝐚𝐦𝐚 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐬𝐞 𝐜̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧: 𝐃𝐞̈𝐠𝐣𝐨𝐯𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐁𝐢𝐝𝐞𝐧 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈

0
Përmes katër postimeve në Twitter, kryeministri Edi Rama ka treguar se për çfarë foli sot në Samitin e NATO-s që u mbajt në Madrid. Nisur nga takimi me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden, foton me të cilin Rama e cilësoi ”Photo of the Day”, kreu i qeverisë shqiptare shkruan se Presidenti foli fjalë për mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurisë.
”Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”.- shkruan kryeministri Rama.May be an image of 3 people and suit
Po ashtu Rama thekson edhe se ka kërkuar që Kosova të ftohet në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. ”Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”- theksoi Edi Rama.
Postimet e plota
Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën, pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën.
Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s.
Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë, duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.
Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.