𝐍𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐭𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐭. 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐞𝐭 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐍𝐚𝐠𝐚𝐯𝐜𝐢 𝐧𝐞̈ 𝟏 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐦𝐨𝐯𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐛𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞𝐧 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈

0
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi e nisi këtë javë me një takim me mësues të klasave të para, me të cilët ndau për herë të parë Abetaren e re të Përbashkët Unike që do të përdoret në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë.May be an image of 12 people
Në një publikim në rrjete sociale znj. Kushi shkruan:
“Sot është dita e parë që mësuesit tanë në të gjithë vendin kthehen nga pushimet dhe fillojnë intensivisht punën për t’u përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nuk mund të nisnim më mbarë se sa me trajnimet e para të mësuesve për Abetaren e Përbashkët Unike, e cila tashmë është gati dhe këtë shtator do të jetë në duart e çdo vogëlushi.”May be an image of 3 people and indoor
Duke qenë se viti i ri shkollor 2022-2023 nis më parë në Kosovë më 1 shtator, e më pas në Shqipëri me 12 shtator, Ministrja Kushi informon se në datën 1 shtator, së bashku me homologen e saj Arbërie Nagavci do të bëjnë prezantimin e parë të abetares unike për nxënësit e klasave të para.May be an image of 3 people, people sitting and people standing
“Jam shumë e lumtur që në datën 1 shtator do të jem bashkë me Ministren Arbërie Nagavci në ditën e parë të shkollës në Kosovë, ku prej andej do të nisim promovimin e risisë më të bukur për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
Suksese dhe punë të mbarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë dhe Kosovës!” – përfundon statusin znj, Kushi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.