𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐒, 𝐑𝐚𝐦𝐚: 𝐊𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐞𝐯𝐨𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐫𝐢, 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐦𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐛𝐚𝐫𝐚𝐳𝐢 𝐠𝐣𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞

0
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të turit të takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, ka vizituar sot Peshkopinë.
“Duke parë mirë rezultatet duke u përpjekur t’i lexojmë siç duhet duke mos u kënaqur me atë që kemi arritur dhe duke shtirë reagimin në proçese ripërtëritëse të PS. Partia është një trup që duhet ripërtërirë vazhdimisht për të qenë në lartësinë e sfidës dhe ka nevojë vazhdimisht për gjak e energji të reja, për të parë përtej pikës ku ka mbërritur.
Edhe këtë herë e kemi nisur menjëherë pas zgjedhjeve të shkuar situatën në të gjitha bashkitë dhe nuk është rastësi që këtë herë procesi i zgjedhjeve në parti është ndryshe e ka një risi si rezultat i një analize të brendshme dhe një vendimi të marrë në Kongres. Është shumë e rëndësishme të rrisim shkallë e përgjegjësisë në anëtarësi lidhur me arsyet se përse jemi pesë e kësaj familjeje, qëllimet, aspiratat dhe ëndrrat e njerëzve që kjo parti duhet të përfaqësojë.May be an image of 5 people, tree and outdoors
Ndaj është e rëndësishme që procesi të zhvillohet deri në fund me krijimin e mundësisë për këdo ka ambicie për një rol në parti. Siç kemi rënë dakord kudo që kemi kandidatura të mira që vlerësohen nga Komisioni i Posaçëm për të bërë seleksionimin e tyre dhe qëllon që kandidaturat janë edhe një grua edhe një burrë, ne do të vijojmë në drejtimin e partisë me bashkë drejtim,May be an image of 1 person and outdoors
Kudo ku organizatat janë të bashkë drejtuara me barazi gjinore, rezultatet janë më të mirë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.