Rreth 75 vjet më parë, Familja e bashkëshortëve Zef e Dila Bruçi nga fshati Lufaj, në Selitë të Mirditës, më 20 Maj 1946, solli në dritë një djalë, për të cilën do të krenohej tërë familja, farefisi, zona, e pse jo, e tërë Mirdita e më gjerë, ne shokët e tij, dhe ata që e njohën e punuan me Gjon Zef Bruçin.
Ishin kohë të vështira ekonomikisht, por shumë të nxehta politikisht… Ishin vitet e para të çlirimit. Vazhdonte lufta me bandat në veri të vendit, e njëherësh aksione të mëdha për rindërtimin e vendit, për ndërtimin e jetës së re… Periudha nga viti 1946 deri në vitet 1953 – 54 ishte periudha më e vështirë për krahinën e Mirditës, pasi gjatë këtij harku kohor, (1946 – 1954), Shqipëria përballoi si “ndihma” nga “vendet demokratike” perëndimore 2334 provakacione nga deti ajri e toka…( 738 provakacione vetëm nga fqinjët; 628 nga Monarkofashistët Grek dhe 110 nga Revizionistëve Jugosllavë…), apo zbuloi, kapi dhe asgjësoi 950 banda diversioniste me mbi 4000 diversantë që vinin me pushkë në dorë për të na sjellë “demokracinë”…
Mirdita për fat të keq qe kthyer në “atraksion” të tyre… Njerëzit e Partisë e të Pushtetit, rinia revolucionare e aksioneve dhe familjet mirditore të lidhura ngushtë me pushtetin e ri u bënë objekt sulmi i armiqve, ashtu siç u bënë dhe baza të sigurta dhe aktive të luftës për asgjësimin e bandave…
Vrasësit e “Pesë Heronjëve të Vigut”, (21 gusht 1944).., vrasin më 17 janar 1946 mësuesin e popullit Ndrec Ndue Gjokën; Heroinat e Mirditës; më 25 prill 1948 Marta e Prena Tarazhi, më 27 maji 1948 Mrika Zef Lokën, më 5 korrik 1949, Shkurte Carën dhe më 7 gusht 1949 vritet deputeti dhe Sekretari i Parë i Mirditës, Heroi i Popullit Bardhok Biba dhe plagosen rëndë dy shoqëruesit e tij…
Terrori i bandave nuk njihte kufinj, në listat e tyre ishin dhe fëmijë, sikurse ishte rasti i djalit 9 – vjeçar Myftar Hazizi, që vritet gabimisht, në vend të djalit të Preng Bruçit… Gjithashtu në rrezen e zjarrit të bandave, si shumë kulla të tjera, ishte dhe Kulla e Mark dhe Prena Bruçit, gjyshërve të Gjonit, në cep të Pyllit Bruçe… Ata kishin shënjestruar prindërit e tij, Zefin e Dilën; axhën dhe hallën e Gjonit, Prengën e Lukën, Gjonin bashkë me motër Marijen dhe kushurinjt e tij: Lekën, Mrikën, Dodën dhe Markun, që për fat të keq, do të ishin shënjestra e këtyre bandave, (Komiteti i Maleve kishte marrë vendim të pushkatonin vëllezërit Zef e Preng Bruçin dhe një kushuri të tyre si dhe t’i digjnin shtëpinë..), pasi:
…Xhaxhai i tij Prenga dhe e tërë familja, ishin lidhur ngushtë me pushtetin e ri, ndërsa babai i tij, Zef Bruçi, ishte pranuar në radhët e PKSH (PPSH) në vitin 1947 dhe ishte zgjedhur Kryetar i Këshillit të Frontit për fshatin… Më 6 qershor 1946 arritën t’i digjnin vetëm shtëpinë, por nuk mundën të realizonin vrasjet.., dhe më 6 Korrik 1949 bandat e reaksionit, munden të vrasin Zef Bruçin, sot Dëshmor i Atdheut.., duke e lënë Gjonin vetëm tre vjeç…
Por fatkeqësitë në familjen Bruçi nuk kishin të sosur. Shuhet pas një sëmundje të rëndë Dila Bruçi, duke e lënë Gjonin 5-vjeç dhe motrën Marije një vjeçe…
…Tashmë, për fëmijët e dëshmorit Zef Bruçi, do të kujdesej “Nëna e madhe” Parti, dhe vëllai i tij Preng Bruçi me të shoqen, nënë Marën, që do t’i rrisnin me një përkujdesje të jashtëzakonshme, bashkë me fëmijët e tyre; Mrikën, Lekën, Dodën e Markun… Gjoni bëhet me tre vëllezër e dy motra dhe Marija me katër vëllezër e një motër, që kurrë nuk u ndanë… Ndërsa Gjoni pati privilegjin të ishte “shoku” më i ngushtë i lal Prengës, se i zevendësonte të vëllain, Zefin, Marija kishte statusin e fëmijës së përkëdhelur, nga që ishte fëmija më i vogël…
Nën kujdesin e xhaxhait të tij Prengës, Gjoni mbaron shkollën fillore në fshatin e tij në Lufaj, dhe në shkurt të vitit 1957 fillon shkollën 7-vjeçare “Bardhok Biba” në Rrëshen (Mirditë) ,të cilën e mbaroi në vitin 1959.
– Në vitin 1960, në Mirditë hapet për herë të parë Gjimnazi “Bardhok Biba”, dhe Gjoni së bashku me 14 shokë të tjerë, do të ishin gjimnazistët e parë dhe në vitin 1964, pasi përfunduan me sukses gjimnazin, përsëri do të ishin Maturantët e parë të Mirditës dhe kuadrot e ardhshëm, për të cilët kishte kaq shumë nevojë Atdheu…
– Në vitin 1965 vazhdon studimet në Shkollën e Lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkollë e cila në janar të vitit 1966 u mbyll.., (pragu i revolucionarizimit të jetës së vendit dhe i shkurtimeve në organet shtetërore), dhe e dërgojnë në Shkollën e Bashkuar të Oficerave “Enver Hoxha””
I lindur dhe i burrëruar në zjarrin e luftës për liri dhe rindërtim, ai betohet: “Se do të ruajë idealet komuniste partizane, që sollën lirinë e vërtetë të Shqipërisë, ideale për të cilat derdhën gjakun dhe babai tij me shokë në mbrojtje të këtyre fitoreve”
– Mbaroi shkëlqyeshëm studimet në korrik 1967, titullohet oficer dhe emërohet në Korpusin e Gjirokastrës, në Brigadën e 14-të me qendër në Leskovik, dhe më vonë në Përmet dhe së fundi në Berat e Shkodër, duke ngjitur shpejt shkallët e hierarkisë në detyra të ndryshme e të rëndësishme si kuadër artiler, gjer në detyrën e Komisarit të Shkollës së Lirë Ushtarake…
Gjoni përveçse një ushtarak i kompletuar.., shquhet si një aktivist i talentuar, autor i spikatur i satirës, penë e hollë në publicistikë dhe një rrëfimtar i rrallë hipnotizues.! Në se kërkon shkrimtarin dhe e gjen në raftet e bibliotekave, Gjonin mund ta gjeje kudo si:
– Drejtues i aktiviteteve artistike të Njësisë (Brigadës, e madje edhe të Korpusit)
–Korrespodent i shtypit ushtarak, botonte në “Luftëtari” dhe “10 Korriku”, dhe në 35-Vjetorin e Ushtrisë Popullore (1978) merr çmim të parë në Konkursin letrar që organizoi gazeta “Luftëtari”
– Korrespodent i Revistës “Hosteni”, ku ka marrë një çmim të dytë në gjininë e tregimit satirik;
– Bashkëpunëtor i gazetës “Humor Shkodran (1993-94), ku ka marrë një çmim të parë në gjininë e tregimit satirik deri dhe
– Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1975.
Ndërsa nga viti 1995 e në vijim, boton shkrime publiçistike në “Zëri i së Vërtetës”, në gazetat: “SOT”, “Shekulli”, “DITA”, “Telegraf”, “Ndryshe”, “Integrimi”, “Pasqyra”, Dukagjini” etj.
Gjoni është autor i botimeve: Vëllimet me poezi satirike: “Dëshmi nga Parlamenti” dhe “Botë e çuditshme”; Dy libra me publiçistikë: “Fasada e grisur e demokracisë borgjeze” dhe “Shqipërinë e kanë mbërthyer lumpenët”; si dhe librin monografi: “Kulla në cep të pyllit Bruçe”. Teksa bisedon mëson se ka në botim librin me titull: “Vështrim etnokulturor” (për vendlindjen)…
Gjonin e gjen dhe shumë aktiv në të gjitha veprimtaritë që organizon PKSH-ja në shkallë vendi e më gjërë, deri në Prekaz e Ferizaj tek vëllezërit tanë Kosovar, si dhe në të gjitha veprimtaritë që organizon Komiteti i Veteranëve dhe Organizata e Familjeve të Dëshmorëve në Mirditë, ndërsa vetë shtron dreka përkujtimore në nderim të rënies së babait të tij Zef Bruçi…
Por Gjoni kishte dhe një ëndërr..! Të ecte në gjurmët e babit të tij biologjik Zefit dhe babait të tij shpirtëror Lalë Prengës!!!
Kështu në moshën 25-vjeçare, realizon një nga ëndërrat më të bukura të jetës së tij, pranohet Anëtar i Partisë Punës së Shqipërisë, PPSH, dokument që e mbajti dhe e mban me nder edhe sot, duke u bërë shembull frymëzimi për të gjithë Komunistët e Shqipërisë… Në vitin 1975 përzgjidhet student në Shkollën e lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” në Tiranë, ku kryen një kurs intensiv tremujor për nevoja të ngutshme pas ngjarjeve që kishin ndodhur në ushtri në vitin 1974…
I brymosur me idealet e Marksizëm-Leninizmit, Gjoni nuk u lëkund aspak, pas ngjarjeve të viteve 90-të, por mbeti një ndër heronjt e rezistencës të atyre viteve, dhe vazhdon të mbetet një hero i rezistencës në mbrojtje të së vërtetës e interesave më të larta të popullit. U rreshtua në radhët e PKSH-së të riorganizuar me 10 Shtator 1991, nga shoku Hysni Milloshi, duke dhënë kontribut të madh, (në ilegalitet se ishte ushtarak), në riorganizimin e PKSH-së në rrethin e Shkodrës, bashkë me Lekën, vëllain e tij të madh, (të tillë i konsideronte), Jonuz Vejukën, Bahri Arrzin, Myzafer Malilen, Adem Vokshin etj…
Burra si Gjon Bruçi të kujtojnë Dramaturgun gjerman Gezhard Hauptman i cili thotë: “Kur minjtë braktisin anijen, njeriu vullnetfortë duhet të marrin në dorë timonin”. Ai dhe shumë nga shokët tanë s’patën mundësi të marrin në dorë timonin e revolucionit, por ata patën nderin dhe dinjitetin të mos iknin si minjtë, por të thonin me guxim fjalën e tyre në shoqëri, në televizor e në gazeta. Gjon Bruçi është një prej tyre, por dhe njëri nga bijtë më heroik e më të lavdishëm që ka lindur e rritur Mirdita… Ai u angazhua të shkruaj të vërtetën, (Ndër burrat e rrallë që nuk shitën as shpirtin dhe as penën)… Dhe sot, bashkë me shokun tonë të paharruar Hysni Milloshi, mbeten modeli ynë…!!!
Ajo që e dallon atë nga qindra e mijëra komunistë të tjerë është se Gjon Bruçi bashkë me komunistin e lavdishëm Kalem Kalemi, përveçse djem dëshmorësh.., nuk janë ndër ata që i bëri komunist Partia, por janë ndër ata komunistë që riorganizuan Partinë.., dhe nuk iu nda asnjë çast, edhe pse i rrezikohej karriera pas viteve 90-të. Por edhe Gjoni në vitin 1995, si mijëra intelektualë të tjerë, u hodh në rrugë nga neni famëkeq 24/1. Gjithsesi ai i përket asaj plejade të shquar, brezit që bënë epokë, të cilët jetën, njohuritë, mendjen dhe zemrën e vunë në shërbim të socializmit e të atdheut. Kudo që shkoi, nga Mirdita në Tiranë, në Leskovik, Përmet, Berat e Shkodër, njohu vetëm arritje, vetëm shokë e miq.
Gjoni nuk është ndër ata që vjen një ditë e mbetesh i zhgënjyer… Largimi i tij nga puna nuk e demoralizoi aspak, nuk mori rrugët e kurbetit si shumë të tjerë, por u angazhua drejtpërsëdrejti në radhët e PKSH (në Shkodër).
Në Pleniumin e VI-të të KQ të PKSH-së, janar 2000, Gjoni kooptohet anëtar i KQ të PKSH; më vonë dhe anëtar i Byrosë politike… Plenumi i dytë i KQ PKSH-se dt. 09/06/2012 e zgjodhi Kryredaktor të gazetës “Zëri i së Vërtetës”, detyrë që e ka ushtruar deri fundvitin 2019, dhe sot një ndër korospondentët më aktiv… Pas Zgjedhjeve Vendore 08.05.2011, (me largimin e Sekretarit të KQ për Propagandën K. M), në vend të tij zgjidhet sh. Gjon Bruçi, detyrë që e ka ushtruar deri në dhjetor 2020, dhe aktualisht është: Sekretar Politik për Qarkun e Shkodrës, Anëtar i KQ të PKSH-së, Anëtar i Sekretariatit dhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në KQ të PKSH, dhe mban lidhje me rreth 180 Parti M-L, Komuniste e Punëtore nëpër botë, i cili herë pas here i bën prezent edhe në rrjetet sociale… Është në krye të grupit të punës për festimin e 80-vjetorit të themelimit të PKSH-së dhe përgatitjes e realizimit me sukses të Kongresit të XVI-të të PKSH-së…
Gjoni Bruçi nga natyra është demokrat. Ai më mirë se kushdo tjetër e din se: Nuk mund të jeshë komunist i vërtetë, pa qenë dhe demokrat i madh…
Kështu është njohur qysh në rini.., jo më kot mban edhe “nofkën” e gjaknxehtit dhe liberalit nga shokët e hershëm të tij, ushtarak e civila, kur ishte me shërbim në Përmet…
Nisur nga kjo e fundit, disa prej shokëve mendonin se pas përmbysjes së vitit 1990, Ai e shumta e shumta do të kalonte me PS e madje edhe me PD, por jo me PKSH-në…
Nisur nga ky këndvështrim, para disa kohësh një shoku i tij përmetar (Trajner i Basketbollit të vajzave të Përmetit), ardhur në Shkodër për zhvillimin e ndeshjes, dhe ndërsa pinim kafe tek “Rozafa”, i bëri këtë pyetje:
– Si është e mundur që ti Gjon kalove me PKSH dhe megjithëse nuk ke fituar asgjë, vijon me vendosmëri ta mbrosh PKSH, Socializmin dhe Enver Hoxhën?
Ai i përgjigjet kështu:
– Katër, janë arsyet e qëndrit tim në të njëjtin pozicion të para nëntëdhjetës:
1.Babai më la kur isha 3 vjeç, ai ishte një komunist i thjeshtë por i vendosur, u vra nga bandat e reaksionit dhe është Dëshmor i Atdheut. Mbi gjakun e tij, unë nuk mund të shkilja.
2.Xhaxhai im, Preng Bruçi, që më rriti më mirë se djemtë e tij, ndonëse pa asnjë gram shkollë, pati fatin të diskutonte në një mbledhje me Enver Hoxhën në vitin 1952 në Burrel (inagurimi i H/C Karl Marks mbi lumin Mat), dhe njëherësh edhe të hante drekë në krah të Enver hoxhës. Që nga ai moment e gjersa u nda nga jeta, xhaxhai im Preng Bruçi, në çdo fjali, emrin e Enver Hoxhës do ta përmendëte tre apo katër herë.
3.Unë u rrita dhe u shkollova me bursë të shtetit socialist, u edukova me bindje më mësimet e PPSH e të Enver Hoxhës, bindje të cilat nuk më lëvizin edhe sikur ta nisja jetën nga e para.
4. Dhe duke perifrazuar poetin dhe shkrimtarin e madh revolucionar turk, Nazim Hikmet ai shprehet: Unë jam komunist, sepse askush nuk ka arritur kurrë të më bindë që të mos jem komunist.
Ndërsa në 75- vjetorin e ditëlindjes, mbesa e tij, Dhurata shkruan:
“Sot ishte një ditë e mrekullueshme për familjen tonë të madhe “Bruçi”. Festuam një ditëlindje shumë kuptimplote të rëndësishme. E quaj kështu, jo se të ditëlindjet e tjera nuk kanë qenë të rëndësishme, por kjo ditëlindjeje ishte nga më të rëndësishmet, pasi në radhë të parë ishte ditëlindje jubile, dhe së dyti festuam ditëlindjen e anëtarit dhe burrit më të madh të familjes, ditëlindjen e krenarisë së fisit tonë, Gjon Bruçi.
Rëndësia e kësaj ditëlindje qëndron në vetë vlerat që ai mbart dhe transmeton tek ne pasardhësit e tij, si intelektual, historian dhe letrar i familjes, si dhe duke qenë anëtari më i madh i familjes “Bruçi”, ai zëvedëson figurën e babait për të gjithë nipërit dhe mbesat tij.
I dashur Lalë Gjoni! Ti je një baba i dytë për të gjithë nipërit e mbesat e tu dhe ne të jemi shumë mirënjohës për librin me titull: “Kulla në cep të pyllit Bruçe”, që ti na e le testament neve, pasardhësve të tu. Ju rrezatoni gjithnjë energji positive dhe jeni gjithmonë në mendimet tona!
Në këtë ditëlindje tënden të urojmë nga zemra: paç gjithë lumturinë e botës dhe gëzofsh dhe 100 pranvera të bukura mes nesh!
Po në të vërtetë kush është pasuria e Gjon Bruçi, Nderi i A K U Sh -Dega Shkodër?
Pasuria e vetme e Gjonit, mbeten miqtë dhe shokët e shumtë të tij në rreth e më gjerë; familja e tij e thjeshtë, por e mrekullueshme, të cilët bashkë me bashkëshorten e tij të shtrenjtë Bajamen lindën dhe edukuan dy fëmijë të mrekullueshëm, të dy me arsim të lartë; Kozetën mësuese dhe gazetare në Tv “Shkodra”, dhe Ilirin mbaruar Insitutin e Fiskulturës sot emigrant në Gjermani…
Në pasurinë e këtij komunisti emërmadh, gjen një apartament 2+1 në një pallat të thjeshtë në Shkodër… Gjoni dhe tërë plejada e tyre ishin dhe mbeten një prerje krejt tjetër, sepse ata nuk dalloheshin nga privilegjet, por nga kontributi që jepnin për ndërtimin e Socializmit dhe të Shoqërisë së Re që aspironin… Mbi gjithçka ata vinin interest e atdheut e të popullit…!!!
Kush ka patur fatin ta njohë nga afër apo të punojë me shokun Gjon Bruçi nuk do të kënaqej me këtë shkrim modest, që vetëm sa i ka hequr pluhurin, portretit të këtij burri të madh, birit të Lufajve, të Selitës dhe të Mirditës…!!!
Napoleoni thoshte: “Bota ka luftë!!!”
Dhe kjo Jo për shkak të dhunës së njerëzve të këqinjë! Por për shkak të heshtjes së njerëzve të mirë.” Dhe Njeriu i mirë Gjon Bruçi nuk hesht..! Dhe ne me të drejtë krenohemi me një personalitet të tillë në radhët tona…!
Me këtë rast i urojmë Gjonit: “Edhe 100 vite të lumtura, plot vitalitet e krijimtari të bollshme, duke ruajtur freskinë e mendjes dhe të moshës..! Me siguri që nga pena e tij e shëndoshë do të dalin edhe libra të tjerë të shkruar me fisnikëri dhe që do të gjenerojnë fisnikëri, (thoshte H. Milloshi)… Ndërsa, Filozofi i madh grek Platoni thoshte: “Shoqëria gjithmonë do të ketë nevojë si për guximin dhe dinamizmin e rinisë, ashtu edhe për eksperiencën dhe maturinë e të moshuarëve”..!