Zonat e mbrojtura dhe zhvillimi i turizmit …

0
837
Përgatiti : Anila Ahmataj

Ajo që e bënë më të bukur dhe artistike një popull është vendi ku ai jeton dhe zhvillon aktivitetet jetësore. Mirpo ajo që e bënë kombin tonë të jetë mjaft i dallueshëm dhe të bëjë diferencën është tradita dhe kultura , pa lënë veç edhe territorin e mrekullueshëm shqipëtar i cili përmban brenda detin edhe malin. Qytetet e Shqipërisë kanë një pamje dhe përbërje sa antike aq edhe artistike,qytete si Berati,Korça,Kruja,Gjirokastra pa lënë veç qytetin e mrekullueshëm të Vlorës i cili përmban brenda vetes mrekullit e detit dhe natyrën fantastike. Ajo çfarë është e rëndësishme është se qyteti i Vlorës është mjaft i frekuentuar nga turistë shqiptar dhe të huaj.Për këtë “FLASH NEWS”ka realizuar një intervist me Doreit Petoshati, Ekspert Lokal i Qëndrës Mjedisore Adriatiku. Ajo ç’ka ishte në qëndër të vëmendjes në pyetjet që i drejtuam Z.Petoshati ishte interesimi mbi zonat e mbrojtura të cilat kanë një rëndësi të veçantë mbi zhvillimin e turizmit. Veçoritë e zonave të mbrojtura janë historike dhe kulturore.Turistët kanë një larmishmëri zgjedhje. gjiret e Vlorës janë të frekuentueshëm nga turistë të huaj,gjatë sezonit turistik të vitit 2017 numri i turistëve shkon në 19.000 nga data 15 maj deri në 15 shtator.Sipas Z.Petoshati zonat më të frekuentuara janë ajo e “Karaburun Sazan si dhe gjiret e ndryshme.Sipas statistikave viti 2018 do të ketë një sezon turistik të pasur me turistë të ndryshëm,nisur tashm edhe nga lehtësitë e këtyre zonave.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.