ZIJA VUKAJ : ME “MESHARIN” I BEHET NJE SHERBIM GJUHES SHQIPE

0
982

Sado që vitet largohen , mbase aq më shumë i rritet vlrera një vepre të tillë , siç është “Meshari” i Don Gjon Buzukut . Kësisojë plot , 463 vite më parë Don Gjon Buzuku do njoftonte se ka përfunduar “Mesharin”, librin e parë në gjuhen Shqipe . Me 1555 Don Gjon Buzuku meshtari në fshati në fshatin Brisk Poshtë të Ljarës së Shestanit në breg të Liqenit të Shkodrës do përfundonte librin e parë shqip , i cili do ishte një shërbim për meshët . Për studjuesin njëherës edhe kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve Shkodër Zija Vukaj , është një shërbim shumë i madh që i bëhët letërsisë dhe shkencës së gjuhës shqipe me “Mesharin”. Nga ana tjetër profesor Vukaj shprehet se kanë qenë shumë studjues që i kanë kushtuar vitet e studimeve “Mesharit” si Kolë Ashta dhe Eqerem Çabej . Në bibliotekën e qytetit të Shkodrës ndodhet një fotokopje e origjinalit të “Mesharit” të sjellur në vendin tonë në vitin 1929 nga At Justin Rrota , ndërsa studjues të shumtë si Dom Nikollë Gazulli, At Justin Rrota , Kolë Ashta kanë studjuar gjatë këtë vepër e cila sot në Shqip është e transkriputar dhe e transliteruar nga Eqerem Çabej .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.