ZHGENJIMI !?

0
210

NGA : ALEKSANDRA PASKO 

Meqe kish pasur vetem nje vajze dhe meqe burri e kish lene te veje shume heret,gjithe jeten ia kish kushtuar Mires,se bijes.
Kujdesej qe ne shkolle fillore per te.Donte qe ajo te ishte e para e klases.E para qe shkonte me uniforme ne shkolle,e para ne mesime,ne veprimtari,.Behej cope qe e bija te mos ndjente mungesen e babait.Keshtu gjithe dashuri e perkujdesje kaloi nga klasa ne klase.Behej me krahe nga fjalet e mira qe degjonte per te bijen.Kur Mira shkoi ne fakultet, e ema nuk kishte me mundesi t’i shkonte prapa.Ajo ishte rritur e tani e dinte vete se c’duhej te bente.Sa here vinte e shkonte vetem KUJDES i thoshte.Kishte marak derisa ta martonte.
Kater vitet e fakultetit nena iu vu berjes se pajes se vajzes.Blinte copa te pambukta e te mendafshta e qendiste corcafe,shtroje, centro,perde e c’ti shkonte nder mend.Rafti u mbush shpejt e nena ndjehej se e kish kryer edhe kete detyre. te sajen.
Mira kish disa kohe qe nuk vinte ne shtepi.Edhe ne telefon merrte cdo dite e me rradhe.
~Do te kete mesime vajza!Eshte veshtire te marresh gjithate shkolle pa nje mik e pa dhene asnje leke.Keshtu menonte ndesa hija e dyshimit e detyroi te merrte rrugen per Tirane.
Ajo c’ka pa kur takoi te bijen ishte goditja me e madhe qe kish marre ne jete.Vajza ishte shkrire e bere kocke e lekure.Bukuria ishte zhdukur si me magji.Syte i ngjanin me dy zgavrra te zeza,buzet e thara mezor nxirrnin nje fjale.
~Ti je kaq e semure?Ke shkuar tek mjeku?Ke marre ilace?Pse nuk me lajmerove?Pse nuk erdhe ne shtepi?Qante me lote dhimbje dhe shterngonte ne gjoks Miren qe tani ishte bere grusht .
Me pas mesoi hallin qe e kish zene te bijen.Mira kish dashuruar nje djal te bukur, aq shume, sa qe i kish dhene gjithshka te shtrenjte qe kish pasur,zemren dhe trupin e saj.Kish qene e bindur se do martohej me te e do jetonte e lumtur.Kete i kish premtuar gjithnje ai djal.Por jo!Plani kish qene tjeter,i ulet e i ndyre.Ai kish filmuar vajzen gjate mardhenieve te tyre dhe tani e kercenonte se po te mos i jepte 3000 euro do ta diskretitonte duke nxjerre videot ne internet.I kish lene afat dy muaj.
I kish propozuar qe mund t’ia ‘lante kete shume ”Duke punuar si prostitute tek njerez parelinj te cilet ai i njihte mire.
Shiti nena gjithe stolite e arta qe kish,shiti pajen e vajzes,shiti edhe nje kostum popullor qendisur me ar,qe e pat ruajtur per te bijen dhe me shumen e parave u kthye tek vendi ku do dorezoheshin parate.
Perball i dpli djalli me fetyre engjelli qe i pat mashtruar te bijen.
~Sot do te meritoje te te vrisja!E ke hak plumbin.?Por dua te jetoj per vajzen time qe ti e more ne qafe.Dije se do ta gjesh nga dikush tjeter.I hodhit eurot permes mallkimesh.Se bashku me to i hodhi edhe nje fishek te zbrazet.Eshte gjithshka patem.Mi more te gjitha,te marrte zoti jeten!Mallkoi dhe e trishtuar u nis per ne shtepi atje ku e priste Mira!

SHARE
Artikulli i mëparshëmParlamenti Austriak ne pritje të ” Drites ” shqiptare …
Artikulli tjetërALBUM ME KARIKATURA NGA SHABAN BERCAJ …

Revista “FJALA” është në treg për shtypin shqiptar, por edhe më gjerë, që nga viti 2012, por nga vlerat që mori dhe ofroi, kjo revistë bashkangjitur dhe me aktivitete social-kulturore, lindi ideja për të krijuar për ju të dashur lexues edhe këte uebfaqe…

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here