Zgjedhjet për kreun e FSHF-së / Armando Duka përballë Socialistit , Bashkim Fino

0
664

Ish-kryeministri Bashkim Fino ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

I ftuar në ‘Rubrika Sportive’ në RTSH, Fino u shpreh se ka vendosur për tu futur në garë përballë kreut aktual të FSHF-së Armando Duka.Ka kohë që shumë dashamirës të sportit prej kohësh më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Unë kam marrë pjesë në shumë evente sportive, kam folur dhe diskutuar se futbollin e kam pasion, mendoj që është momenti të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar ti jap një imazh të ri, një dimension të ri për të përmirësuar imazhin.Duke falënderuar të gjithë dashamirësit, nuk po bëj garë, jam në një garë me mikun tim Duka. Kam kënaqësi që të kishte edhe kandidatë të tjerë, unë kam platformën time. Duhet ndryshuar disa rregulla, sepse të bësh një fushatë për kreun e federatës, duhej një asamble për t’u zyrtarizuar kandidatët e mundshëm dhe të kishte një datë tjetër për zgjedhjet.T’u jepej mundësi kandidatëve që të shkonin të 54 anëtarët për të bërë një fushatë. Fakti që bëhet në këtë mënyrë, avantazhi i presidentit aktual i bie që unë jam në një pozicion jo të favorshëm për të bërë një fushatë shumë herë më operative sesa unë. Më vjen mirë që Presidenti aktual të shpallë kandidaturën disa orë para se unë të vija këtu” deklaroi ai.

Zgjedhjet për kreun e FSHF-së do të zhvillohen me 7 shkurt në qytetin e Durrësit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.