Zef Pergega Mirditori me zemër të madhe

0
1327

Perg. : Ilmi Kurti 

” Atdhetar dhe partiot i shquar , intelektual , gazetar , publicist , shkrimtar etj ” …

Libri “MALËSORËT” Një dhurat e çmuar për Malësinë e Madhe “Nderi i Kombit” Nga Zef Pergega.Mirditori që nuk njehë kufirin e vendlindjes provinciale por i epur ndaj dashurisë për atdheun.I lindur në Mirditë,i rritur në Lezhë,dhe i plakur në SHBA.”Ai që beson në zot e në fe sipas mendimit tim gjithmonë është njeri pozitiv”
Padër Zef Pllumbi “Këtu të gjithë malësorët janë mbretër,dhe në mes vedit kanë marrdhënje të barabarta si mbretër.Vetëm këtu është i saktë koncepti i njeriut të lirë.Këta janë njerëzit më të lirë që ka bota” ”Rrno për me tregue”Këtu është bazuar në rrëfimin e tij shkrimtari, poeti, gazetari, dhe miku i malësorëve të Malësisë së Madhe zotni Zef Pergega,në librin historik më të bukur dhe më të saktë që kam lexuar në jetën time “Malësorët” 2017.Zotni Zef Përgegën e njoha nëpërmjet disa miqëve të mi malësorë shqiptarë nga Malësia e Madhe matanë kufirit.Rastësia më bëri të pi një kafe në një ndër restorantet më të preferuara në periferi të shkodrës i njohur si Lokali i Drrasave me titullin “DONILL” në fshatin Shtoj i Ri të Njësisë Administrative të Rrethinave të Shkodrës, ku pronari Edmond Kurti është një djalë nga fisi më i njohur në shkallë kombëtare të Aliajve të Kastratit ku Zefi ishte ndaluar edhe herë të tjera bashkë me gazetarin e njohur të trevave shqiptare të malit të zi zotin Gjokë Duka dhe që duket se aty e kishin gjetur lezetin e kafes tek ky malësori i tyre kastratas. Aty kuptova se ky burrë ishte shumë patriot dhe atdhetar sepse kur e mësoj se pronari ishte malësorë qëndroi rreth dy orë më shumë se sa kishte planifikuar duke biseduar me shumë dashamirësi për vepratdhe treditat e malësorëve.Aty u bisedua shumë për historinë që zotni Zefi kishte nisur të punonte për të botuar një libër për malësorët e Malësisë së Madhe, ku ai edhe titullin ja kishte vënë “MALËSORËT”. Koha kaloi pa e kuptuar se kishim konsumuar mbi tre orë aty me një kafe përpara.Mbasi u njohëm bashkbiseduam dhe dham e morëm rrespekt rreciprok u ndamë për të mos u takuar për më shumë se një vit sepse zotni Zefi jetonte në SHBA .Mbas më shumë se një vit më thirri në telefon miku im dhe kryetari i lidhjes së shkrimtarëve,njëkohësisht ,kritik letrar dhe President nderi i shoqatës Atdhetare Malësia zotni Kadri Ujkaj.Më komunikoj që zoti Zef Pergega kishte shkruar këtë libër” Malësorët “dhe kishte dëshirë ta promovonte në Malësinë e Madhe ku unë isha i projektuar të referoj rreth këtij libri mbasi zotni Zefi kishte besim që unë me cilësinë e shkrimtarit, Publicistit,hulumtuesit dhe krijuesit ,por edhe të kryetarit të “Shoqatës Atdhetare Malësia “ me qëndër në shkodër duhej të pregaditësha të diskutoj.Natyrisht edhe të bëj vrejtje ose konkluzionet e mia sipas gjykimit tim,por sapo mora librin në dorë dhe e shfletova dhe natyrisht e lexova me vëmëndjen më të madhe që ka kapaciteti im intelektual dhe si krijues unë u befasova : Nuk po i besoja vetës dhe e rilexova edhe një hërë duke mbajtur edhe disa shënime, ku mua më dukej se ky nuk është me origjinë nga Mirdita,por malësorë tipik nga Malësia e Madhe dem baba dem.E shikoja edhe me dyshim se mbase më kishte kopjuar mua në shumë kapituj tek libri” Në Sofër të Parë e në Krye të Vendit”ku kishim shkruar me një orgjinalitet të përafërt pothuaj se e kishim shkruar bashkë.Kuptova se Zefi jetonte me malësorë shqiptarë të Malësisë së Madhe në SHBA.Kishte fituar aq shumë rrespekt dhe simpati ku mua më krijoj bindjen se ky burrë përveç dijes së hollë të mendjes së ndritur kishe edhe dashni të jashtzakonshme për malësorët e Malësisë së Madhe . Zefi është themeluesi i gazetarisë shqiptare në demokraci në shtypin e pavarur të viteve 1990 .Me bindje të plotë ai është një nga kontribuesit më të çmuar të shtypit të lirë demokratik ku unë kam lexuar me qindra artikuj të tij pa e njohur fizikisht.Zotni Pergega ka mbaruar Isntitutin Pedogogjisë për Gjuhë- Letërësi në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër.Ka kontribuar në ATSH dhe në gazetën Koha Jonë.Gjatë leximit të librit “Malësorët” kuptova si zotni Pergega kishte shpalosur të gjitha vlerat e tij intelektuale dhe shpirtërore me përkushtim të veçantë ,në librat e tij poetik,artistik,dhe letrarë kishte derdhur lumin e ndjejave kombëtare që mbart shpirti i tij prej një shqiptari të thekur për interresat e atdheut dhe kombit.Vetë përsonalitetet me tituj shkencorë që kanë lexuar librat e tij janë shprehur me konsiderata tepët të larta për punën e tij krijuese si poet,shkrimtar, gazetar, dhe me një fisnikëri që vetëm shpirti dhe mendja e tij mundet ta shprehin kaq pastër dhe me kaq dashuri.Krijimtaria e tij brilande ka tërhequr edhe politikën kur ai u listua në rradhët e kandidimit pët depudet në rradhët e Partisë Demokratike në vitin 1996. Zotni Pergega është autor i disa dekumentarëve, emisioneve televizive,dhe botues i buletinit “Shqiptari”dhe botuesi gazetës ”Kaltërësia”Çiltërsia e mendimit,sinqeriteti,dashuria,përkushtimi,fisnikëria janë faktorët e suksesit të tij .Pasqyrimi me korrektësi dhe përgjegjësi shumë të madhe e ka rritur shumë nivelin e cilësisë së botimeve të bollshme të cilat po përpiqem ti pasqyroj nëse ja arrijë të gjitha,në të kundërtën ju kërkoj falje lexuesëve të mi për mungesën e kalemit poqese nuk i pasqyroj 100%.Si katolik besimtar dhe me dashurin për besimin dhe fenë kristijane ai ka botuar një Monografi kushtuar Mons.dr.Zef Oroshit “Vigan në Krisht e Vatan” “Këmbana e mërgimtarit ”Publicistikë.”Dheu i Artit” poezi.”Deti dhe Peshku” Fabula. ”Sarajt”Fabula.Vështrim historiko-letrar për kapedanët e Mirditës. ”Kallnori në Detroit”poezi.”Djepi i Thyer”Vështrim historiko-letrar për vendlindjen.”Ylberet e Shejzave”Vështrim historiko-letrar.”Lërëni kohën të flasë”Poezi.”Zjarri shqip regëtin”Publicistikë në SHBA.”Zëri im Prishtinë”Publicistikë SHBA.”Ora e Rodit” Publicistikë SHBA.”Prilli në Bronz ”Tregime.”Përtej Lotit”Poezi të zgjedhura.”Valsi i Dëlfinëve”Fabula.”Kristale Dukagjini”Vështrim letrar kushtuar dom.Prekë Ndrevashaj.”Çamëri moj Çamëri ”Vështrim historiko –letrar.”Simbolikë në Miçigan”Publicistikë.”100 vjet shqiptarë në Amerikë”Publistikë kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë.”Dritë Françeskane ”Vështrim lertaro-artistik,psikologjiko –fetar.Kushtuar M.Madhe. ”Shqipojat Fluturojnë lart”kushtuar Papa Françeskut për vizitën në shqipëri dhe 40 martirëve të fesë katolike.”Vokacioni i Premtuar”. Hulumtime historike.etj etj.Zef Pergega ka themeluar në Detroit “ Albanian-Amerikan- Institutë”Në shërbim të vlerave kombëtare shqiptare në SHBA.Është antar i bordit të gazetës ILIRIA dhe Revistës “Trojet Tona” që botohet në Nju-Jork. Në Detroit është gazetar që pasqyroj jetën shqiptare tek “Revista Zëri i Shnanout”por ai punon edhe për revistën “Dielli”revistën online”Albdramës. net” Floropress” ”Dini” ”Malësia.org. ”Drejton në tv.Detroid.ACTV.Emisionin”Ora shqip”Antar i organizatës botërore për liri dhe të drejta njerëzore .”Anmensty Internacional” Shteti i Vatikanit e dekuron me medaljen”Pontifika” 13 shtator 2015.Kjo lloj medalje u jepet përsonaliteteve që shquhen për pasqyrimin me vërtetësi historike të botimeve që kanë në themel filozofinë kristjane.Misioni i Françeskanëve të Malësisë së Madhe i ka akorduar titullin e Mirnjohjes “NËNË TEREZA”26 Gusht 2015.Edhe Muzeu Etnografik Malësi e Madhe në Lekaj Tuz me titullar zotin Shtjefën Ivezaj i jep Çërtifikat Mirnjohje.Shoqata Atdhetare Malësia në Shkodër i jep Çërtifikatë Mirnjohje e shumë e shumë Mirnjohje nga shoqatat e shkrimtarëve të rretheve të ndryshme të vëndit.Njëkohësisht merr Mirnjohje nga shoqata dhe institucione të pavarura dhe shtetërore edhe në SHBA.Në promovimin e librit Malësorët ishin shumë përsonalitete të letrave ku dhe unë diskutova përreth librit të tij ku shpjegova edhe mikpritjen që mu rrezervua mua dhe zotit Kadri Ujka si përfaqësues të dy shoqatave të Malësisë së Madhe ku ishim me cilësinë e Kryetarit dhe Presidentit të Shoqatës Atdhetare Malësia dhe lidhjes së shkrimtarëve në qershor të vitit 2017 në Orosh të Mirditës, ku u inagurua Momeriali kushtuar Burrave të Mirditës me Dedë Gjon Lulin në krye që u vranë në pritë pabesisht nga dora sllave në vitin 1915 kundër pushtuesit Serbo-Malazes tek vendi i quajtur “Shpella e Akullit”. Në mjegullinë e shpjegimeve të historisë anti- kombëtare që na kishin afruar akademikët e sistemit komunist ne e dinim si pabesi aktin e vrasjes së heriot të Malësisë së Madhe Dedë Gjon Luli nga mirditorët ,por që e verteta ishte krejt ndryshe.Jo vëtëm që nuk e kishin vrarë mirditorët,por ata kishin rënë bashkë me Dedë Gjon Lulin shtatë burra mirditorë luftëtarë dhe liridashës trima . Një bisnezmen i quajtur Prengë Lleshi nga Oroshi u ka ngritur një Monomet ,ku e ka sponsirozuar edhe një libër dhe i ka përjetësuar në jetë të jetës si burra trima dhe si deshmorë të atdheut.Unë me cilësinë e kryetarit të Shoqatës Atdhetare Malësia zbulova Monomentin bashkë me kryetarin e Bashkisë së Mirditës zotin Ndrec Deda ku ishin edhe kryetari i Bashkisë dhe profekti i Lezhës dhe shumë përsonalitete të kulturës, besimit, politikës ,por edhe mbi 500 burra dhe gra mirditorë.Ajo ditë do të mbetet një ditë e shënuar për mua dhe krejtë Malësinë e Madhe si një ditë historike ku doli e verteta në dritën e diellit nga vet djali i Mirditës zoti Prengë Lleshi dhe historianët që e zbardhën të vërtetën e pastër të gjakut të burrave të Mirditës dhe të Dedë Gjon Lulit. Edhe ky burrë që unë u përpoqa ta përshkruaj është një pinjollë me kaq shumë vlera ku sipas mendimit tim ka bërë të mundur pasqyrimin e së’vërtetës së rënjes së Dedë Gjon Lulit dhe shtatë burrave të Mirditës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.