VOGËLUSHI DHE GJELI …

0
1722

Vebi Kurtaj

VOGËLUSHI DHE GJELI… 

Sa i lezetshem ky fëmi,
Me këto zhele që ka pasë,
Nëna e tij, per siguri,
Ia lente ”bilbilin” jashtë…

Çdo ditë, bjen në hall me gjelin,
Me dalë jashtë nuk ka guxim,
I vardiset per ”bilbilin”,
Sepse i ngjan porsi krimb.

Vogëlushi, prej në derë,
I thotë gjelit: -pse ban si trim?
Si s’ me le rehat një herë,
Çfarë ke me ”bilbilin” tim?!

Gjelit s’ kishte çfarë t’ i bante,
Edhe kur u rrit ky djalë,
Por ”bilbilin” jashtë e mbante,
Deri në klasen e parë.

Kaluan gjithë këto vite,
“Tmerrin” që ka pa djaloshi,
Edhe sot e kësaj dite,
I kujtohet gjel kokoshi…

-U tregove shumë i zgjuar,
Në foto, me vedi flet,
Thotë per gjelin e “terbuar”:
-Pshtova pa me ba synet…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.