Vllaznia fiton “qetësisht” ndaj Teutës / Kukësi fiton me përmbysje rezultati ndaj Partizanit

0
663
Takimi Vllaznia – Teuta ka filluar me një minutë heshtje për ngjarjen tragjike të aksidentit në aksin Shkodër – Velipojë .
Ky takim që në pjesën e parë u dominua nga Shkodranët ku në minutën e 28-të një gjuajtje e fuqishme nga distanca e Çinarit përfundoi në rrjetën e portës së Teutës c’ka dërgoi rezultatin 1-0 në favor të Vllaznisë. U Deshën 8 Minuta dhe një rivenie kendore u kthye në gol nga Malota gol i cili vulosi këtë takim në 2-0 për Shkodranët .

… … …

Ekipi Kuksian ka arritur një fitore me vlerë ndaj ekipit të Partizanit . Pjesa e parë e këtij takimi përfundoj me një gol të vetëm të shënuar për Partizanin nga Gojkoviç në minutën e 43-të . Ka filluar pa nderrime pjesa e dytë e lojës së këtij takimi që në minuten 65-të do të merrte një rrjellë tjetër , arbitri Meta akordon karton të kuq për futbollistin Culum të Partizanit , dhe nuk ka vonuar reagimi i Kukësit dhe pas një minuti Guri ka baraz-peshuar rezultatin në 1-1 . Më pas cdo gjë në këtë takim do fliste për ekipin Kuksian ku arriti të përmbysë rezultatin me anë të dy golave tjerë të shënuar nga Hoxha në minutën e 70 – të , dhe golin e vulës dhe të dytin personal për këtë ndeshje e ka shënuar në minutën e 6 – të shtesë sulmuesi i Kukësit , Guri .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.