Vjeshtë në Shkodër , “Dimër” në Koplik

0
241
Bashkia Shkodër organizon për të 5- in vit rradhazi aktivitetin “Vjeshta n’Shkodër”. Aktiviteti realizohet në kuadër të promovimit të produkteve territoriale të 11 njësive administrative të Bashkisë së Shkodrës.
Njohja e territorit dhe promovimi i vlerave të tij në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social është një nga prioritetet kryesore të politikave zhvilluese të Bashkisë Shkodër.
Integrimi i këtyre elementeve me ofertën turistike, përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të territorit.
Përmes panairit, synohet të promovohen vlerat e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe produkteve vendase të 11 njësive administrative por mbi të gjitha të kthehet vemendja ndaj këtyre zonave, të cilat mbartin vlera të medha të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Nëse Bashkia Shkodër , apo edhe Komuna e Tuzit  në Mal të Zi  përherë    në çdo vjeshtë    hapin panairin e prodhimeve dhe produkteve  bujqësore e blegtorale, ku një i tillë me ëmrin  “Vjeshtë në Shkodër “ u çel edhe sot, dhe realisht ishte  një vjeshtë e bukur  e përfaqësimit të dhjetë njësive  vëndore administrative   të cilat prezantuan prodhimet e tyre. Po kështu edhe artizanët shkodran si gjithënjë së  bashku me artistë të zonave i dhanë kolorin e duhur   kësaj  vjeshte në  Shkodër. Nderkaq  në qytetin e Koplikut vijon  të kemi  jo vjeshtë por “dimër” askush   nuk kujtohet për të  organizuar  veprimtari pomovuese të kësaj natyre.Bashkia duket se e ka ndarë mëndjen  , me krye detyren me  akordimin e titujve të Nderit.Deri Kur  o zotni  të Bashkisë   do t’ju mbajnë  gjumi letrargjik?!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.