VIZITE NE SHTETIN E VOGEL…

0
181

PERSHKRIM NGA : ALEKSANDRA PASKO

E dija se ne kete boten e madhe ndare ne kontinente e shtete,ndodhej dhe nje shtet i vogel me 30500 banore,por qe do shetisja me kembet e mia nuk me kish shkuar ndermend.
~Vishu halle!Sot do te te coj nje shtet tjeter.
~.Eeeee!?,Ku?Nuk jemi pak vone?
Akoma nuk i kisha mbaruar pyetjet kur u ndodha gati para tij.Vesha nje fustan qe me zuri dora,kapa floket qe t’i shpetoja vapes,mora nje shishe me akull nga frigoriferi dhe hop e ne makine.
~Ku?
~Prit!
~Sa afer?
~Prit!
Nuk pyeta me.E pashe qe ma bente suprize.
~ Ecnim vetem duke degjuar muzike.Pas rreth gjysem ore ndali para nje tabele.”San Marino”.Nuk me shkonte mendja te ishte kaq afer me Riminin ky shtet i vogel.
Rruga vazhdonte te ishte ne nje te perjete qe gjarperonte permes pishave e pemeve qe leshonin hije te plote ne dy anet e rruges.Vila dy tre kateshe ,dyqane.Te gjitha mu duken te mbyllura.Nuk pashe kembe njeriu ne rruge vec disa vetura qe shkonin ne drejtimin tone,lart!Pas pak u dallua kalaja e madhe me shume bedena.Ishte me tre kate njera mbi tjetren. Parkuam.
~Eshte pak lart.Ecen dot?
-Eeeee! Sa te duash!Nuk lodhen kurre!-Deshira per te pare, ne sekonde e zeroi moshen time.
Ne dy anet e rruges se pjerret me kalldrem dyqane dhe kafene prisnin miqte turiste.Ne hapesiren e pare ishte amfiteatri i vjeter por qe funksiononte perseri ne raste kur kishte koncerte.Statuja te vjetra dhe interesante rrinin si roje aty ne hyrje te tij.Pjerresia per te arritur ne sheshin e katit te dyte ishte shume e madhe dhe rruga mjaft e gjate.Fillova te dyshoj ne forcat e mia.Hapi me ishte ngadalesuar.
~Mundesh?
~Po,po,po eci nuk kam asnje problem!Per te mos dhene veten shpejtova hapat,por me sy masja distancen e cila me dukej se nuk do mbaronte kurre.Po me dukej vetja si ”Maratonomaku” qe kish vdekur sapo kish arritur.Ai coi lajmin e fitores dhe i duhej te vraponte.Po mua???
Arritem ne sheshin e kulles se dyte.Statuja e lashte sic duket e prijesit te pare,kete nuk e them me siguri,vetem me hamendjen time,qendonte ne mes sheshit,Aty te gjithe benin foto.Bedenat rrethonin gjithe muret rrethuese dhe nga ajo lartesi deti shpaloste bukurine e tij mahnitese . 
Ne sheshin e katit te trete perballe ndertesa e Bashkise ngrihej mbi shkallet e gurta.Ketu ishte fundi.Mbi maje pamja e mrekullueshme nuk pershkruhet dot.Zbriten nga shkallorja ,nga ana e prapme,aty ku kalaja binte pingul ne lartesi te madhe.Ndjeva friken e lartesise.Nje lemsh mu be ne gryke.Ika shpejt.Madheshtore,thashe me ze!Ndjehesha e lumtur,jo veten se jam plot deshira,por edhe plot forca per t’i realizuar ato.Ne darke ne bllokun tim shkrova;~ San Marino,shteti i vogel .Une e pashe dhe eca ne te.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here