Vizatim letrar : Dita Ime

0
1343

Bona Mulaj Lluka

Hapa qepallat e renduara nga gjumi i keq qe kisha bere … Kishin kaluar pak ore nga kur kishte nisiur te zbardhte..pasi gjumi qe me dilte here pas here me lejoj te shihja dhe momentin kur zbardhi drita..Jashte era e terbuar sikur kishte mbledhur tere inatet e botes e mi zbrazte pas dritares sime…Ngrita pak koken te shoh nga dritarja..as sot s’dashka te dale dielli.Kushedi kush e ka zemeruar…ose diku me henen po bejne dashuri,pas perdes se mjegulles qe ka dite qe ka leshuar qielli.Ftohte…s’te behet te ngrihesh nga krevati,madje ndjen nje deshire te mbyllesh syte perseri e te flesh.Pas xhamave deget e zhveshura te hurmes kercasin nga tufani qe fryn. Do i thyeje,e ne pranvere kur gjithcka te bleroje s’do frymojne si tere deget e tjera.Ndjehesha e perhumbur,,mbase nga endrra nga e cila me zgjoj era ne xhama.Me kishte marre malli per nje vend,per ca njerez,per nje cope qiell qe tani do jete zbardhur i gjithi…ashtu behej kur niste bora.Me kishte marre malli per ngacmimet e vellait,merite e motres,qortimet e nenes,,mirmengjesin e njerezve te atij qyteti shikimet djaloshare,shoqet e femijerise,dashurite platonike..Me kish marre malli per veten..kohe harruar.Ora mbi komodine sikur kishte nisur ti shpejtonte tik-tak-et..Mbase nga inati pse une nuk po levizja,po shkonte drejt ores kur duhej te nisesha per pune.Ndjeva diku ne ane te zemres nje dhimbje therese…te marrte dreqi-akoma s’ke pushuar,skam kohe te merrem dhe me ty tani.U ngrita njeheresh,por pamja qe pashe ne pasqyren perballe me stepi..fytyre me te ngrysur kohe s’kisha pare.Me erdhi te qesh me vete,e bashke me mua qeshi dhe ajo ne pasqyre.Kuptova se vec une mund tja zbukuroja diten asaj gruaje sot…dhe kisha te drejte.Pas pak minutash tek dilja te porta u ktheva te shoh veten ne pasqyre..Dhoma rremuje me kujtonte nje nate te kaluar keq…por tashme fytyra e ngrysur i kishte lene vendin nje buzeqeshje gjysem te vertete,por qe dita ishte perpara…dita ime,qe askush vec meje sdo ta jetonte me te mirat e veshtiresite e saj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.