Vendet më të bukura në Evropë , ndër to edhe qyteti Shqiptarë

0
1675

Sipas të dhënave të rezultuara disa kohë më parë nga shoqata Japoneze Travel Agents (Jata) janë përzgjedhur disa vende më të mira në Evropë .

Në këtë listë janë përfshirë qytete e fshatra të ndryshme nga e gjithë bota por ajo që bie në sy është se në këtë grup bën pjesë edhe Shqipëria .Të shohim renditjen e këtyre vendeve dhe ta kuptojmë se ku bën pjesë qyteti shqiptarë.Kjo renditje e qyteteve e fshatrave nga e tërë Evropa është bërë duke u bazuar në bukuritë natyrore të tyre .

1. Kilkenny , Irlanda

Kilkenny ndodhet në brigjet e lumit Nore në provincën Leinster, ky qytet është i njohur si një vend shumë i madhë për nga madhësia.Qyteti i Kilkenny që ndodhet në Irland është i njohur edhe për katedralen e Shën Canice dhe muret mesjetare.


2. Berat , Shqipëria

Qyteti i Beratit është ngritur fillimisht si kështjellë, mbi kodrën shkëmbore me lartësi 187m mbi nivelin e detit, në krahun e djathtë të lumit Osum, para se ky të dalë në fushën e Myzeqesë, më e madhja e Shqipërisë. Përndryshe qyteti i bukur i Beratit njihet edhe si qyteti i dritareve.

3. Procida , Itali

Procida është një qytet i këndshëm, një ishull imagjinar italianë. Ajo çfarë e bëm të veçant këtë qytet është arkitektura, mënyra se si shtëpitë janë të ndërtuara me një prerje të veçant dhe me ngjyra të llojllojshme.

4. Conwy , Wales

Conwy është një vend në Mbretërinë e Bashkuar i cili bën pjesë në listën e qyteteve më të bukura të Evropës dhe fshatra. Ky është një nga qytetet mesjetare më të mira në Evropë. Por ajo që bie më së shumti në sy është kështjella mesjetare.

5. Lech , Austria

Lech është një nga fshatrat më të bukura në Austri në të cilin bie bore dhe krijohet mundësia edhe për skijim .Ky fshat njihet nga turistit si vendi i bukur me një ajr të pastër dhe i këndshëm për syrin.

6. Hindeloopen , Holanda

Lexuesit ndoshta do të kenë dëgjuar për Hindeloopen në Holand i cili ndodhet në pjesën veriore në të cilën shtrihet një pistë patinazhi ku uji i detit është i ngrirë deri në brendësi për shkak të temperaturave të ftohta.
Vetë qyteti i vjetër ka gjuhën e vet, por flitet edhe gjuha angleze, daneze dhe norvegjeze.

 

7. Lefkara , Qipro

Lefkara është një fshat në Qipro i cili ndodhet në jug. Sipas legjendës, Leonardo Da Vinci në vitin 1481 ai kishte vizituar këtë vend dhe kishte blerë një dantellë gjë që ky qytet njihet edhe si qyteti i dantellave.

8. Porvoo , Finlanda

Qyteti i dytë më i vjetër në Finlandë Porvoo gjendet në bregdetin e Gjirit të Finlandës, që daton në fillim të shekullit të 14-të. Rrethi i tij i vjetër është i përbërë nga një model interesant i rrugëve të dendura mesjetare dhe shtëpive prej druri.

Përvec këtyre tetë vendeve të përmendura më lartë në këtë rang listë bëjnë pjesë edhe disa vende tjera si : Civita di Bagnoregio – Itali  , Rovinja – Kroaci , Soglio -Zvicra , Visby – Suedi , Piran –  Slovenia etj …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.